Connect with us

Kosova

Kurti thotë se Vuçiç është shumë i mençur, është ‘street smart’

“Pajtohem se Aleksandër Vuçiç është shumë i mençur” – ka thënë Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, kur është pyetur nga gazetari britanik, Alastair Campbell, teksa po merrte pjesë në podkastin me emër “The Rest Is Politics”, ku Campbell është bashkautor me ish-ministrin britanik, Rory Stewart.

Teksa Kurti shpjegonte në podkast strategjinë e Vuçiç-it me ndërkombëtarët, Campbell tha se “Vuçiç është shumë i mençur” dhe më pas e pyeti Kurtin se a pajtohet me këtë konstatim.

“Pajtoheni se është shumë i mençur, i zgjuar?” – u shpreh Kurtit dhe sqaroi se bëhet fjalë për një mençuri që amerikanët i thonë “Street Smart”, term që thuhet për njerëzit që formimin nuk kanë pasur nevojë ta marrin nga librat, por e kanë krijuar nga përvojat jetësore në terren, duke krijuar “inteligjencën e rrugës”, apo “mençurinë e rrugës”.

Më pas Kurti lëvdoi edhe një tjetër ish lider serb, Zoran Gjingjiç, duke shtuar se persa kohë ai udhëhiqte Serbinë, serbët ishin pro perëndimorë, sepse vetë Gjingjiç ishte pro-perëndimor.

“Ka qenë pro perëndimor, ishte student i Jürgen Habermas (filozofit të madh gjerman)”, tha Kurti.

Por sipas ‘Albanian Post’, në fakt Gjingjiç nuk ka qenë kurrë student i Hbermasit dhe nuk është e qartë përse Kurti ia veshi këtë epitet atij.

Gjithashtu, Gjingjiç jo vetëm që nuk ishte pro perëndimor, por ai kishte filozofi politike që Serbia nuk duhet të jetë as me lindjen as me perëndimin, por duhet të përfitojë nga të dyja anët.

Advertisement