Connect with us

Kosova

Planet e Vuçiçit, Dushan Janjiç flet bojkotin e referendumit

Vendimi i Listës Serbe për të mos marrë pjesë në referendumin për shkarkimin e kryetarëve në veri të Kosovës tregon “mungesë të plotë të strategjisë dhe taktikave politike të parties më të madhe të serbëve atje, e cila në thelb nuk varet nga ata, por nga Beogradi” – Kështu ka vlerësuar Dushan Janjiç, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike.

Mbajtja dhe suksesi i referendumit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në komunat e Mitrovicës së Kosovës, Zveçanit dhe Zubin Potokut dhe Leposaviqit deri vonë ishte shumë i pasigurt, fillimisht për shkak të vështirësive ligjore, e më pas për shkak të hezitimit të aktorëve politikë për të shpallur atë, dhe më pas për të marrë pjesë në referendum.

Megjithatë, u vendos që procedura për shkarkimet të bëhet me referendum, pasi u konstatua se dorëheqjet nuk ishin opsion, sepse siç tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “vendimi për zgjedhjet duhet të jetë i ligjshëm” dhe ai shpjegoi se nuk kishte “të drejtë ligjore, institucionale dhe kushtetuese” për të kërkuar dorëheqjen e tyre.

Pas vendimit për mbajtjen e referendumit, u kontestua mosekzistenca e Ligjit për Referendum, andaj Ministria e Vetëqeverisjes Lokale e Kosovës nxori një Udhëzim Administrativ ku thuhet se mbajtja e referendumit kërkon një peticion që përmban nënshkrimet e 20% të votuesve të regjistruar.

Partitë serbe në Kosovë kanë mbledhur një numër të mjaftueshëm nënshkrimesh dhe referendumi është caktuar për 21 prill.

Megjithatë, Lista Serbe u bëri thirrje serbëve në Kosovë që të bojkotojnë referendumin, sepse beson se autoritetet kanë bërë gjithçka për të parandaluar suksesin e referendumit, si për shembull futja e rregullit që kërkon një pjesëmarrje prej 50 për qind plus një votues, ndërsa dyshojnë edhe në gatishmërinë e Prishtinës për të njohur rezultatet e referendumit nëse do të rezultojë i suksesshëm.

Analisti politik shpjegoi se pse, sipas tij, ky vendim i Listes Serbe tregon se nuk ka strategji dhe taktikë për performancën politike të serbëve në Kosovë.

Së pari, Lista Srpska doli me ate deklarate pasi në Beograd ndoshta është pjekur ideja se diçka nuk është në rregull.

Janjiç theksoi se problemi qëndron në zgjedhjet e Kosovës të mbajtura në prill të vitit të kaluar, të cilat nuk ishin “as legale as legjitime”.

Siç shpjegon ai, ato ishin të paligjshme për shkak të kontradiktës me “përfaqësimin e garantuar të serbëve në bashkësitë lokale, që parashihet me Kushtetutën e Kosovës dhe me planin e Artisarit”, ndërsa ishin të paligjshme për faktin se “300 apo 400 votues vendosën se kush do të udhëheqë një komunitet ku është shumicë komuniteti pakicë, pra serbët.

Janjiç pretendon se fillimisht mbështetja e zgjedhjeve nga vendet e QUINT-it (SHBA, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Italia), dhe më pas deklarata e tyre se zgjedhjet “nuk dhanë rezultatet e pritura politike” është fillimi i asaj që po ndodh sot në veri të Kosovës.

“Në atë kohë, Beogradi lejoi që ato zgjedhje të mbaheshin duke bërë lëvizjen e gabuar të tërheqjes së serbëve nga institucionet, ndërsa QUINT-i pa në këtë lëvizje të paligjshme të Albin Kurtit një përgjigje që ishte e dobishme në menaxhimin e konflikteve sepse serbët hynë në disa organe atje, dhe kështu iu bë me dije se Vuçiçit se kishte bere një gabim të tmerrshëm duke u larguar nga institucionet” – tregoi Janjiç, I cili gjithashtu pretendon se më e rëndësishmja për temën e referendumit dhe bojkotit është mosnjohja e ekzistencës së një vakumi sigurie dhe institucionale nga bashkësia ndërkombëtare, e cila nuk e lejon Vuçiçin të zhvillojë asnjë bisedë për kthimin e serbëve.

Lista Serbe, sipas pohimeve të Vuçiçit, ka marrë iniciativën për t’u larguar nga institucionet, e me daljen nga ato, bojkotoi zgjedhjet, duke pretenduar se Bashkimi i Komunave Serbe duhej me patjetër.

Janjiç beson se kjo është pjesa më e turpshme e rolit të Listës Serbe ndaj komunitetit serb, sepse me këtë ata “legalizuan dhe legjitimuan më pas gjithçka”…………..

Kosova

‘Po përpiqen të na ndajnë tërësisht nga Kosova’, Vuçiç takon Patriarkun serb e Dodik-un

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se nuk do pajtohen “kurrë për një Kosovë të pavarur”, teksa dhe ka propaganduar gjoja për “persekutim” të serbëve të Kosovës.

Këto komente, Vuçiç i ka bërë pas një takimi me Patrikun serb Porfirije dhe Presidentin ultra-nacionalist të Republikës Srpska – entiteti serb në Bosnje e Hercegovinë – Millorad Dodik.

“Çdo ditë në mënyra të ndryshme ata po përpiqen, jo vetëm nga zemra e nga shpirti, por edhe fizikisht, ta ndajnë tërësisht Kosovën nga ne. Populli ynë në Kosovë është i ekspozuar ndaj persekutimit brutal që nuk do të ndalet lehtë” – propagandoi Vucic

Ai theksoi gjithashtu se “do të kundërshtojmë me të gjitha mjetet politike dhe do të bëjmë gjithçka për popullin tonë në Kosovë dhe natyrisht nuk do të pajtohemi kurrë për një Kosovë të pavarur”.

Përveç kësaj, kreu i Serbisë ka njoftuar se me Porfirje-n dhe Dodik-un kanë folur edhe për rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë që pritet të miratohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), e cila kundërshtohet nga Vuçiç dhe vartësit e tij.

“Shpreha mirënjohjen time për faktin që po merren me çështjen e rezoluta e imponuar për Srebrenicën, si çështje kyçe për mbijetesën e popullit serb. Edhe pse ne kemi luftuar dhe kemi investuar energji të jashtëzakonshme për t’i kundërshtuar sa më fort dhe fuqishëm, pa forcën dhe mbështetjen tuaj nuk do ta kishim bërë”, propagandoi presidenti serb.

Continue Reading

Kosova

Britanikët po përdorin një truk të ri, Vuçiç zbulon se ia ka frikën Greqisë se mund të njohë Kosovën

Aleksandër Vuçiç e thotë hapur: “kundërshtarët e Serbisë janë Berlini, Londra dhe Uashingtoni”.

Duke folur për rezolutën që dënon gjenocidin në Srebrenicë, presidenti serb pretendoi se do të luftojë kundër fuqive të mëdha në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, por pranoi se në fund, vendi i tij do të humbë.

Vuçiç tha për televizionin publik serb, se për herë të parë Kina do të jetë kundër rezolutës, e cila sipas tij do ti vendosë njollën e gjenocidit popullit serb. Ai pretendon se qëllimi i dokumentit është shfuqizimi i Republika Srpska në Bosnje.

Zemërimin më të madh në rajon e shprehu kundër Malit të Zi për votën pro ndaj rezolutës, ndërsa paralajmëroi ndryshime të mëdha në botë pas 23 majit.

“Çfarë mund të them për Malin e Zi. Meksika do të abstenojë, Nikaragua do të jetë kundër dhe Mali i Zi do të jetë pro. Çfarë mund të them për faktin që Kina do të jetë kundër dhe Mali i Zi pro. Kjo tregon se sa shumë po ndryshon rendi në botë. Pas seancës së OKB-së, do të jemi dëshmitarë të ndryshimeve në botë, lindjes së një rendi të ri.”

Vuçiç foli për Kosovën duke akuzuar perëndimorët që po lejojnë atë që e konsideroi “vjedhje të territorit”.

Ai pretendoi se Britania po përdor një truk të ri për të mundësuar anëtarësimin në Këshillin e Evropës, që ka të bëjë me kthimin e planit të Ahtisarit për respektimin e të drejtave të minoriteteve. Presidenti serb u pyet lidhur me mundësinë që ndonjë nga pesë shtetet mos njohëse të Kosovës në Bashkimin Europian të ndryshojnë qëndrim.

“Spanja nuk do të ndryshojë qëndrim për çështjen e Kosovës. Kam frikë nga qëndrimi spanjoll për çështjen e Srebrenicës. Qipro nuk do të ndryshojë qëndrim. Shpresoj që Greqia të mos ndryshojë qëndrim.”

Gjithashtu nënvizoi se u beson verbërisht liderëve të Hungarisë dhe të Sllovakisë, që po merr veten nga atentati ku mbeti I plagosur rëndë, lidhur me çështjen e Kosovës dhe mbështetjen për Serbinë në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Kosova

Kosova jashtë agjendës së KiE/ Gërvalla: Nuk do shkruhet draft-statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe

Pas takimit të së enjtes të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës ku aplikimi i Kosovës për anëtarësim në këtë institucion nuk ishte në agjendë, nuk u vendos po ashtu as për një seancë të jashtëzakonshme ku mund të votohej për anëtarësimin e vendit.

Kjo ka qenë arsyeja pse ministrja e punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz thotë se nuk do shkruhet draft-statuti.

“Duke qenë se vendit i ishte vendosur një parakusht i vonshëm, joformal e arbitrar, Qeveria e Republikës së Kosovës bëri një propozim dje (përmes një oferte të shënuar në një komunikim përmes letrës drejtuar KiE-së) të arsyeshëm për tejkalimin e bllokadës që kishte krijuar ky parakusht i fundit. Edhe pse oferta jonë, e konsultuar me partnerë të shteteve anëtare, në këmbim të një vendimi pozitiv sot në Komitet të Ministrave ofroi një platformë të gjerë të punës së përbashkët, ajo ofertë nuk u mor parasysh. Rrjedhimisht ajo letër me ofertë e humbi vetvetiu aktualitetin dhe relevancën pas mbledhjes së sotshme të Komitetit të Ministrave”, shkroi Gërvalla.

Continue Reading

Kosova

Kosova nuk u përfshi në mbledhjen e KiE/ Osmani optimiste: Çështje kohe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE) është “çështje kohe”, pasi kërkesa e saj për t’iu bashkuar kësaj organizate të rëndësishme për të drejtat e njeriut nuk u mor parasysh nga Komiteti i Ministrave i KiE-së.

“Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës. Është vetëm çështje kohe. Në këtë rrugë, ne nuk bëjmë kompromis me vlerat të cilat formojnë themelet e vendit tonë”, shkroi Osmani në rrjetin social X.

Osmani i bëri këto komente pak orë pasi Komiteti i Ministrave i KiE-së nuk e hodhi në votim kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë gjatë një takimi të premten në mëngjes.

Kosova i kishte kaluar tashmë dy faza në procesin e pranimit në këtë KiE, dhe shpresonte që Komiteti i Ministrave – i cili vendos për ta pranuar ose jo një vend – do të votonte të premten për kërkesën e Kosovës.

Por, edhe pse Asambleja Parlamentare të KiE-së dha dritën jeshile që Kosova të pranohej, disa shtete vendosën kusht që Kosova të bëjë hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nëse dëshiron të bëhet anëtare e organizatës me seli në Strasburg.

Osmani tha se Kosova është “mirënjohëse ndaj të gjitha vendeve që na kanë mbështetur deri tani. Së bashku, ne do të punojmë për ta bërë realitet këtë triumf të të drejtave të njeriut pa humbur kohë”.

“Kur të mbërrijmë atje, ne do të vazhdojmë të ngremë zërin për shtylla të cilat e definojnë KiE-në: të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit. Ne nuk do të shërbejmë si dora e shtrirë e Rusisë, e as si shembull i sjelljes autokratike”, shtoi ajo.

Pak ditë para takimit të Komitetit të Ministrave, Qeveria e Kosovës kishte bërë përpjekje për t’i kënaqur vendet skeptike, duke iu drejtuar me një letër Këshillit të Evropës, ku thoshte se zotohej për ta hartuar dhe dërguar në Kushtetuese një draft-statut për themelimin e Asociacionit.

Osmani tha se nuk ishte konsultuar nga Qeveria për këtë letër dhe se nuk e mbështeste atë.

Ndërkohë, Gjermania, një prej shteteve që ka vendosur kushtin për Kosovën në KiE, tha se ajo konsideron si “hap konkret” vetëm kur Kosova të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin për Asociacionin.

Deri më tani, janë prezantuar disa draft-statute për Asociacionin, përfshirë një nga BE-ja në tetorin e vitit të kaluar.

Kryesuesja e deritanishme e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Dominique Hasler, tha se ky komitet po shqyrton se si të procedojë për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

Hasler, që është ministre e Jashtme e Lihtenshtajnit, shteti i cili ka pasur udhëheqjen e presidencës së KiE-së, tha pas mbledhjes së Komitetit të Ministrave më 17 maj se Kosova është përmendur në mbledhje nga shtetet anëtare.

“Pranimi i Kosovës u përmend disa herë sot në kuadër të deklaratave kombëtare të ministrave. Ne kemi pranuar letër nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës me rekomandimin për pranimin e Kosovës dhe ne bëmë gjithçka brenda presidencës sonë për të avancuar procesin, së bashku me shtetet anëtare. Dhe Komiteti i Ministrave veçse ka nisur diskutimet për çështjen dhe aktualisht po shqyrton se si të procedojë”, tha ajo./rel

Continue Reading

Kosova

Dronë amerikan në qiellin e Kosovës, Serwer: Asociacioni pas njohjes së shtetësisë

Profesori në universitetin amerikan Johns Hopkins dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, e sheh si të padrejtë kushtëzimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës me krijimin e Asociacionit.

Duke kritikuar atë që e sheh si diplomaci të keqe, nga SHBA dhe BE, ai mbështet qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti dhe thotë se Asociacioni duhet të krijohet vetëm pasi Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

Serwer u shpreh se “Kosova duhet të jetë gati për një përshkallëzim të ri të situatës me Serbinë, dhe i bëri thirrje SHBA që përveç raketave të dërgojë në veri edhe dronë”.

Duke folur për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Serwer ka përmendur edhe Asociacionin si kusht që i është vënë Kosovës nga Franca dhe Gjermania për futjen në agjendën e Këshillit të Ministrave, duke thënë se kjo është e padrejtë.

“Nuk është e drejtë. Mendoj se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është diçka për të cilën është rënë dakord në vitin 2013 në këmbim të gjërave që Serbia duhej të bënte, duke përfshirë pjesëmarrjen e plotë të serbëve në institucionet qeverisëse, shtrirja e autoriteti ligjor kushtetues të Prishtinës në veri të Kosovës dhe një sërë gjërash që Serbia nuk i ka bërë. Pra, të kërkohet nga Kosova që të përmbushë detyrimet e Marrëveshjes së vitit 2013 pa marrë asgjë nga në këmbim, është një gabim i rëndë dhe diplomaci e keqe”- ka thënë analisti amerikan duke potencuar gjithashtu se po minohet definitivisht edhe besueshmëria tek bashkësia ndërkombëtare.

“Njerëzit në Kosovë dhe në vende të tjera po kuptojnë se bashkësia

ndërkombëtare nuk i përbush angazhimet e veta, diçka që kufizon levën e saj të ndikimit. Mendoj se është koha të kuptohet se Këshilli i Evropës është një hap i nevojshëm për Kosovën që do të përmirësonte kushtet për serbët në veri.

Prishtina ka bërë gjithçka që i është kërkuar, përfshirë zbatimin e marrëveshjes për pronën e Manastirit të Deçanit”- theksoi Serwer duke shtuar se i jep të drejtë kryeministrit Albin Kurti që nuk pranon krijimin e Asociacionit si kusht për anëtarësim në KiE, me argumentin se nuk ka asnjë lidhje mes dy gjërave.

“Kurti ka absolutisht të drejtë se ky nuk është një kusht i duhur për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Por unë do të shkoja edhe më tej. Unë do të thosha se Asociacioni është diçka që duhet të arrihet vetëm kur Serbia të jetë e përgatitur të njohë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. E dini, evropianët tregojnë për shoqatat e shumta që tashmë ekzistojnë brenda BE-së, të cilat janë të krahasueshme me asociacionin e komunave me shumice serbe. Por, të gjitha ato shoqata ekzistojnë në vendet që e njohin njëri-tjetrin. Është shumë e qartë se çfarë po përpiqet të arrijë Beogradi me Asociacionin. Ata e thanë qartë, publikisht, se po përpiqen të mundësojnë një qeverisje të veçantë të popullatës serbe, të paktën në veri. Dhe ky është një objektiv që duhet të refuzohet nga komuniteti ndërkombëtar” – theksoi Serwer dhe sipas tij, Perëndimi po përpiqet të zbusë Serbinë dhe të vendosë kushte strikte ndaj Kosovës

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING