Kosova
KTHESA që mbush xhepat me dollarë, njoftimi i Vuçiçit për politikën e jashtme të Serbisë
Nëse një qeverie i duhet papritur një “kthesë” e madhe në politikën e saj të jashtme, pas dymbëdhjetë vitesh në pushtet praktikisht absolut, është pranim se nuk funksionon mirë dhe se bilanci është të paktën negativ. Diplomacia serbe nuk funksionon dhe ndryshimet e politikës së jashtme janë ose rezultat i punës së dobët ose dështimeve të mëdha të politikës
Presidenti serb Aleksander Vuçic njoftoi ndryshimin e politikës së jashtme në pritje të dy vendimeve që kanë të bëjnë me Serbinë – hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe miratimin e Rezolutës për Srebrenicën në OKB.
Ai gjithashtu ka lënë të kuptohet se nëse miratohet Rezoluta për Srebrenicën, Serbia do të aplikojë për t’u bërë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por edhe se do të largohet nga Këshilli i Evropës nëse kjo organizatë i jep dritën jeshile Kosovës.
Duhet pranuar se edhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçic, ka shpjeguar se “të gjithë ata që e duan Serbinë si mike dhe aleate duhet ta dëshmojnë”.
“A duhet të vazhdojmë të mendojmë se aleatët tanë të mëdhenj janë, për shembull, Mali i Zi, i cili as nuk abstenoi, por votoi për të, apo Sllovakia dhe Greqia, të cilat nuk e njohin Kosovën, por abstenuan” – tha Daçiç në lidhje me votimin e raportit te Dora Bakoianis.
Megjithatë, ky nuk është njoftimi i parë për ndryshim të politikës së jashtme te Serbisë dhe, siç tha ish-ambasadori Srećko Gjukiç, asgjë nuk ka ndodhur që nga njoftimi i mëparshëm për ndryshim në politikën e jashtme e deri në atë të përsëritur.
“Njoftimet ndodhin kur Serbia përballet me probleme të mëdha politike. Në pamundësi për t’i zgjidhur ato në mënyrë të kënaqshme, Vucic e Dacic bëjne thirrje për ndryshime në politikën e jashtme.
Serbia e ka ndryshuar politikën e saj të jashtme aq shumë sa nuk e di se çfarë mund të ndryshojë tjetër. Në këto 12 vite qeveria arriti të kthehej nga Perëndimi në Lindje dhe nga Lindja në Jug të të pavendosurve. Gjithçka ka ndryshuar, dhe serish gjithçka është në tavolinë” – tha per median serbe Danas, Srećko Gjukiç dhe shtoi se qeveria serbe me kënaqësi do të shpallte se po heq dorë nga BE-ja, por se BE-ja eshte ajo qe po mbush xhepat e buxhetin serb.
Sipas tij, politika e jashtme duhet të rifillojë “nga rrënjët” dhe të kthehet në parimet e saj origjinale – “dhe kjo është Serbia në Bashkimin Europian”.