Kosova
Mustafa: Qeveria të mos hyjë në gërshërë të kushtëzimeve për KIE
Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se vota pozitive për Kosovën në asamblenë parlamentare është një hap i madh për vendin, por sipas tij qeveria nuk do të ishte mirë që të hynte në gërshërën e kushtëzimeve për marrëveshjet që ka pranuar, por të njëjtat t’i zbatoj në koordinim me BE-në.
Mustafa gjithashtu ndër tjera ka komentuar bllokimin e qindra qytetarëve për rreth 18 orë në kufirin Kroaci- Serbi si shenjë hakmarrje nga Serbia pas votës për nga asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës, sipas tij, Serbia ende mendon se Kosova është pjesë e saj.
Ish- kryeministri Mustafa foli edhe për çështjen e dinarit e cila u bë temë në dialog për çka e ka cilësuar si të pavend pasi që çështjet e brendshme të Kosovës po bëhen kushte për dialog.
Ndërkohë Mustafa foli edhe për nominim e Miroslav Lajçak ambasador në Zvicerr dhe deklaratat e qeverisë për ndërmjetësuesin, të cilët e kanë konsideruar si të njëanshëm në raport me Serbinë.
“Nuk mund ta vlerësoj Lajçakun se ka punuar mirë apo jo, pasi pala kosovare e ka kërkuar vet sepse qeveria ka kërkuar të punoj me të në vend të SHBA-ve dhe tani njëanshëm mund të themi që po tregohet edhe BE-ja sepse nuk po sillet si me Serbinë, njëjtë edhe me Kosovën” – deklaroi Isa Mustafa