Connect with us

Aktualitet

‘Jemi ku thërret qameti, Rama ka lindur me këmishë me këtë opozitë’

Ilir Vrenozi, është një personazh i njohur në rrjetet sociale dhe një mbështetës i zjarrtë i PD-së.

Teksa ka komentuar situatën në PD, si dhe protestat e dhunshme të Rithemelimit dhe PL-së që po bëhen para bashkisë, ai tha se opozita duhej të bashkohej e gjitha dhe ta ngrinte Erion Veliajn në ajër.

“Më vjen keq që ne demokratët kemi 12 vjet rrugëve, në këtë situatë të keqe, ne jemi ku thërret qameti. Me këto skandale dhe të mos dalin njerëzit?

Duhet t’i vinin zjarrin dhe ta ngrinin Erion Veliajn në ajër”, tha Vrenozi gjatë një interviste.

Më tej, Vrenozi foli për situatën brenda PD-së, ku komentoi ftesën e Bardhit me shokë se dera në PD është e hapur edhe për Lulzim Bashën. Ai u shpreh se nëse kjo ndodh atëherë është vdekje politike e Sali Berishës.

“Bardhi më hodhi në Lanë në 8 janar, tani del dhe thotë dera është e hapur për Lulzim Bashën.

Nëse dera është e hapur për Lul Bashën kjo është vdekje politike për Berishën. Kurrë mos e prano doktor Sali Berisha. Del Bardhi shan Nokën, tani janë bashkë”, theksoi korçari i famshëm.

Në fund Vrenozi u shpreh se kryeministri Edi Rama ka lindur me këmishë me këtë opozitë që kemi dhe pretendohet se PS do të fitojë edhe në zgjedhjet e 2025.

“Edi Rama ka lindur me këmishë me këtë opozitë dhe pretendohet se do ta mundin në 2025”, deklaroi ai.

Advertisement