Pinknews
‘Të hipi vetja në qef’/ Graciano shpërthen keq ndaj Erjolës: Mashtruese…
Moderatorja Erjola Doçi dhe Graciano Tagani vijojnë ende të debatojnë me njëri-tjetrin për shkak të deklaratave të balerinit se Romeo Veshaj i ka shkruar mesazhe banores jashtë “BBV”.
“Unë jam bërë zi për turpin tënd” – tha Graciano duke treguar se e ka ruajtur Erjoën deri më tani, megjithëse kjo e fundit e mohoi këtë gjë.
“Ti ke shkuar dhe i ke thënë djalit të huaj që ti shkrihesh kur sheh këtë. E shikon ti ashtu, por nuk e shohin të tjerët”– u shpreh moderatorja e acaruar, ndërsa balerini tha se Romeos i bëjnë sytë xixa kur e shikon konkurrenten, duke treguar se nëse Erjola do i kishte dhënë një mundësi atij, dyshja do të kishin pasur më shumë kimi sesa lidhja e aktorit me Heidi Baçin.
“Ke mashtruar për mesazhe”- iu drejtua balerini Erjolës, teksa vazhdoi: “U bëre mashtruese, u bëre delirante, të hypi vetja në qef dhe u largove nga Juli duke filluar të luash me Heidin. Fillove me skema”.
Nga ana tjetër Erjola insistoi duke thënë që mes saj dhe Romeos nuk ka asgjë dhe aktori nuk i ka shkruar kur kanë qenë jashtë.
Debati:
Graciano: Unë jam bërë zi për turpin tënd
Erjola: Çfarë kam bërë për turp unë more? Turp ke bërë ti që hap akuza të tilla
Graciano: Unë që të rujata ty deri në momentin e fundit
Erjola: Çfarë ke pasur mem ruajt more? Unë si kam hyrë kujt në hak
Graciano: Për mashtrimin
Erjola: Ti ke shkuar dhe i ke thënë djalit të huaj që ti shkrihesh kur sheh këtë. E shikon ti ashtu, por nuk e shohin të tjerët
Graciano: Po atij djalit i bëjnë sytë xixa dhe ndoshta po ti kishe dhënë një mundësi ti do kishit më shumë kimi bashkë sesa me Heidin
Erjola: Mos e përsërit veten. Mos më thuaj e poshtër se unë s’të kam ofenduar. I vetmi ofendim që të kam thënë është i zi
Graciano: Ke mashtruar për mesazhe
Erjola: Më ke hyrë në hak more Graciano
Graciano: Viktimizohu
Erjola: I kam pasur luhatjet edhe më parë. I kam thyer Bleri Manes telefonin jashtë
Graciano: Ti kishe peshë në këtë shtëpi. U bëre mashtruese, u bëre delirante, të hypi vetja në qef dhe u largove nga Juli duke filluar të luash me Heidin. Fillove me skema
Erjola: Çfarë skemash more? Vetëbesimin nuk ma ul kush as sot
Graciano: Mendove se ishe njëshi dhe ti pastaj më vjen dhe më mashtron
Erjola: E ka për kërcimin tonë, Ka qenë Roza këtu duke kërcyer dhe erdhi Heidi, i kam thënë do të më kapësh dorën vetëm se është Jul Deda përballë
Roza: Po
Graciano: Fare nuk më plas për mashtrimin