Connect with us

Kronike

EMRAT/ Kush është minatori që humbi jetën dhe tjetri që u plagos në Martanesh

Janë zbardhur emrat e dy minatorëve, që u zunë poshtë nga shembja e një masivi mineral teksa po punonin në minierën në Thekën të Martaneshit. Njëri prej tyre humbi jetën, teksa tjetri mbeti i plagosur në gjendje të rëndë.

Mësohet se viktima është minatori 29-vjeçar Armond Peshku, i cili nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërsa i plagosur ka mbetur minatori Hajdar Bala, i cili është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Aksidenti i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të marte, rreth orës 12:50 minuta, teksa dy minatorët punonin si vagonistë në minierë.

Burime paraprake për mediat bëjnë me dije se subjekti minerar në të cilin ka ndodhur aksidenti është “Ylberi sh.p.k”.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin  e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Advertisement