Connect with us

Kosova

Pakti i pandershëm SHBA-Gjermani-Serbi në kurriz të Kosovës

Franca, Gjermania dhe Italia kanë ngulur këmbë në një letër dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se ato mbështesin draft-statutin e propozuar nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Javë më parë, Kurti i ishte drejtuar liderëve të këtyre tre vendeve me një letër, duke sqaruar pse Qeveria e Kosovës nuk mund ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese atë draft-statut dhe kishte propozuar ta shkruajë një të ri me kryetarët e tanishëm të komunave me shumicë serbe.

Çështja e Asociacionit arriti të ndikoje edhe në agjendën e KiE-së duke mos u lejuar Kosova të vazhdoje procesin dhe duke kushtëzuar me Asociacion.

E në lidhje me këtë temë ka folur profesori universitar Dr. Enver Bytyçi.

Ai tha se kushtëzimi i Kosovës me krijimin e asociacionit të Komunave me Shumicë Serbë për pranim në Këshillin e Evropës ishte një mëkat dhe një ngjarje e hidhur, e padrejtë. Profesori theksoi që ajo që zhgënjeu më shumë në këtë mes është qëndrimi i SHBA dhe Gjermanisë.

“Kushtëzimi i Kosovës me krijimin e ansociacionit për pranim në Këshillin e Evropës ishte një mëkat dhe një ngjarje e hidhur, e padrejtë, jo produktive dhe e shëmtuar. Fatkeqësisht këtë kushtëzim e reklamuan tri vende perëndimore, të cilat jo vetëm e kanë njohur shtetin e Kosovës, por edhe betohen çdo ditë se do të punojnë për formësimin e plotë të saj. Ajo që zhgënjen më shumë lidhet me faktin se këtij kushtëzimi iu bashkuan edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania. Franca është e njohur për qëndrimet e saj pro Serbisë. Për mua nuk ka rëndësi shumë arsyeja pse këto shtete penguan anëtarësimin e Kosovës, se është ose jo Serbia lobuese te ato për te realizuar politikën e saj të bllokimit. Që Serbia është kundër Kosovës, kundër pavarësisë dhe shtetësisë së saj, kundër pranimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, kjo është e njohur tashmë.

Serbia kurrë nuk do të pajtohet me Kosovën shtet Sovran e të pavarur, edhe nëse bisedimet zgjasin 100 vjet” u shpreh Bytyci, sipas te cilit janë çuditshme veprimet e ndërkombëtarëve dhe sipas tij, ato mbetet enigma, duke mos kuptuar qasjen që të njëjtat kanë me Serbinë.

“Ajo që më trishton ka të bëjë me faktin se ndërsa Kosova e Serbia kanë pranuar Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit, e cila detyron Serbinë të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë dhe OKB-në, janë vetë sponsorët e asaj marrëveshje që pengojnë Kosovën në këtë rrugëtim. Janë Gjermania dhe Franca ato që me bekimin e SHBA-ve hartuan Marrëveshjen e Brukselit, të cilën Kurti dhe Vuçiq e pranuan në shkurt 2023. Pranuan gjithashtu sekuencimin e zbatimit të saj në mars të atij viti. Tani janë këto vende, të cilat shkelin një marrëveshje, të cilën vetë e hartuan dhe e imponuan.

Pse po e bëjnë këtë? Sepse duan që t’i japin akses Serbisë të jetë e pranishme në Kosovë. Kjo si kusht që ajo “të afrohet me Perëndimin”! Por në fakt kjo nuk do të ndodhë, edhe nëse Perëndimi ia jep krejt Kosovën Serbisë. Pakti Perëndim-Serbi jo vetëm që është i pandershëm, por edhe jo produktiv, jo realist, jo i zbatueshëm. Aleksandër Vuçic e konfirmoi këtë që po them, kur krijoi qeverinë e re me të gjithë anëtarët e kabinetit besnikë të deklaruar të Moskës. Vetë bën sikur është besnik i Kinës” – deklaroi Butuci

Sipas profesorit Perëndimi ka filluar ta mbështes Vuçicin, në vend qe të merret me padrejtësitë e tij. Ai gjithashtu u shpreh skeptik për vëmendjen e duhur ndaj Kosovës në procesin e dialogut…………………

Advertisement