Kronike
ARRESTOHET GRABITESI I BANKES TE KOMUNA E PARISIT
Policia e Tiranës ka arrestuar R. Dukën, 50 vjeç, me origjinë nga Vlora, si të dyshuar për grabitjen e një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit.
Efektivët e policisë e lokalizuan dhe e arrestuan 50-vjeçarin pranë rrugës së Kosovarëve, disa ditë pas ngjarjes.
Nga të dhënat paraprake të hetimit rezulton se Duka dyshohet se ka hyrë në ambientet e bankës dhe ka kërcënuar punonjësit me armë. Pas grabitjes, ai është larguar nga vendngjarja duke përdorur një monopatinë.
Hetuesit po verifikojnë gjithashtu përfshirjen e tij në një tjetër grabitje banke, që ka ndodhur disa muaj më parë në të njëjtën zonë të kryeqytetit.
Policia vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e të dyja ngjarjeve dhe për të dokumentuar përgjegjësinë e të arrestuarit.
Si ndodhi grabitja?
Më pas, grabitësi iu afrua arkëtares, i drejtoi armën në kokë dhe i kërkoi t’i dorëzonte paratë. Pasi mori shumën e parave, ai doli nga banka dhe u largua me shpejtësi duke përdorur një monopatinë, me të cilën lëvizi në drejtim të stadiumit “Selman Stërmasi”.
Menjëherë pas ngjarjes, policia mbërriti në vendngjarje, ngriti pika kontrolli dhe angazhoi shërbimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.