✦
Thinking ...
Connect with us

Bota

IRANI PARALAJMERON TRUMPIN: IZRAELI PO PERPIQET TJU PERFSHIJE NE NJE LUFTE TE PAFUNDME

Kryetari i Parlamentit të Iranit dhe kryenegociatori i Teheranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se Izraeli po përpiqet t’i përfshijë në një luftë të zgjatur me Iranin, nga e cila, sipas tij, Uashingtoni do ta kishte të vështirë të tërhiqej.

Në një postim në platformën X, Ghalibaf akuzoi Izraelin se po ushtron ndikim mbi administratën e presidentit amerikan Donald Trump, me synimin për ta përfshirë SHBA-në në një konflikt pa një perspektivë të qartë përfundimi.

“Izraelitët po punojnë intensivisht për t’i tërhequr Shtetet e Bashkuara në një luftë të pafundme me Iranin, në një situatë nga e cila asnjë president, aktual apo i ardhshëm, republikan apo demokrat, nuk do të mund të dilte”, shkroi Ghalibaf.

Ai i bëri thirrje Uashingtonit të heqë dorë nga ajo që e cilësoi si politika “Izraeli i pari”, duke paralajmëruar për pasoja afatgjata për interesat amerikane dhe aleatët e SHBA-së.

“Nëse Uashingtoni nuk heq dorë nga mentaliteti ‘Izraeli i pari’, Amerika dhe aleatët e saj po shkojnë me shpejtësi drejt një epoke të errët”, deklaroi kryetari i Parlamentit iranian.

overlay-cleverDeklaratat e Ghalibaf vijnë në një kohë kur Teherani po intensifikon përpjekjet diplomatike për të arritur një marrëveshje të re paqeje me Shtetet e Bashkuara.

“Udhëheqësi suprem na ka urdhëruar t’i japim fund gjendjes as luftë, as paqe”, tha Pezeshkian, sipas mediave iraniane.

Presidenti iranian theksoi se Teherani mbetet i hapur ndaj negociatave, me kusht që ato të zhvillohen duke respektuar interesat dhe dinjitetin e vendit.

“Ne mund të zhvillojmë bisedime me dinjitet dhe ta çojmë këtë çështje drejt një përfundimi dinjitoz”, deklaroi ai.

Qëndrimet e dy zyrtarëve të lartë iranianë pasqyrojnë përpjekjet e Teheranit për të shmangur një konflikt të zgjatur ushtarak, ndërsa kërkon një marrëveshje diplomatike që do t’i jepte fund pasigurisë në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Advertisement