Kosova
Dëshpërimi i Gjuriç dhe Kosova në NATO: Regjimi i Kurtit shpërblehet për shkeljen me këmbë të serbëve
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriç, ka bërë të ditur se Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme prej dy të tretave për anëtarësim në Asociacionin Evropian të Gjykatave Kushtetuese, duke treguar se Gjykata Kushtetuese e Serbisë së bashku me Qeverinë të Serbisë, ia doli që ta pengonte atë synim.
Ai tha gjithashtu se votimi për Rezolutën për Srebrenicën në OKB është i rëndësishëm për Serbinë dhe për çështjen e Kosovës dhe duke komentuar statusin e anëtarit të asociuar të Kosovës në NATO, ai u shpreh se është dërguar një sinjal i keq dhe se regjimi i Kurtit u shpërblye për shkeljen imorale të të gjitha të drejtave të serbëve në Kosovë.
Duke folur për votimin e Rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Gjuric tha se 107 vendet që ishin në një farë mënyre në anën e Serbisë për një temë kaq të vështirë, japin vlerë shtesë me faktin se në të ardhmen kushdo që mendon të lëvizë kundër Serbisë do t’i duhet ta mendojë dy herë. Sipas tij, Ministria e Jashtme serbe është duke bërë një analizë dhe tashmë ka një pasqyrë të qartë për secilin vend se si është arritur çdo votë.
Duke komentuar faktin se Kuvendi i Kosovës ka marrë statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Gjuric saktësoi se ka dallim në mes asaj cfare eshte arritur nge Prishtina dhe anëtarësimit të plotë në Aleancë dhe se ky status nuk përfshin detyrimin ligjor të anëtarëve të tjerë, te ndërhyjnë ushtarakisht.
Duke komentuar reagimet nga Bosnja dhe Hercegovina për luftën e Serbisë në OKB lidhur me Rezolutën për Srebrenicën, Gjuric deklaroi se ato tregojnë gjithashtu se Rezoluta ka përjetuar falimentim të plotë moral dhe politik.
“Rezoluta për Srebrenicën i dha Serbisë mundësinë që të ndërmarrë veprime dhe të nxjerrë në dritë të vërtetën për vuajtjet e viktimave serbe, thotë Gjuriq dhe shton se kjo është pjesë e përpjekjes – për ta nxjerrë atë të vërtetë në dritën e publikut ndërkombëtar” – deklaroi Gjuric.