Connect with us

Pinknews

“Ka prekur në palcë”/ Si do reagonte Ilir Shaqiri nëse Egla do i përmendte familjen?

Egla Ceno ka qenë një ndër personazhet më të komentuar të këtij edicionit të “Big Brother Vip”, ku edhe u shpall fituese. Shumë në rrjet kanë dalë kundër këtij rezultati teksa aludohej se në fakt Egla ishte “e zgjedhura” e produksionit për të dalë fituese.

Kjo pasi siç edhe e kemi parë, Egla ka qenë një ndër lojtaret më të forta por shpesh ka prekur në pika të dobëta banorët e tjerë duke u ulur familjarët, gjë që nuk është aspak etike jo vetëm për emrin e “aktores së madhe” që mban mbi shpinë por edhe për publikun që e ka ndjekur.

Megjithatë lidhur me këtë, një koment e ka dhënë edhe fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Albania, Ilir Shaqiri. Teksa u pyet për lojën e Eglës, referuar dhe komenteve të saj për familjarët e banorëve të tjerë, Shaqiri tha se do t’i përgjigjej në të njëjtën monedhë: “Do e kisha masakruar”.

Pjesë nga diskutimi:

Pyetje: Nëse Egla do kishte qenë në shtëpinë ku ke qenë ti, në bigun tënd, deri ku do kishe shkuar?

Ilir Shaqiri: Do e kisha masakruar. Pa diskutim po. Sepse mendoj që nuk është e drejtë që ti të shkosh të luftosh për një çmim në këtë rast deri në palcë, dhe unë atij që më prek në palcë, i dal përtej palce.

 

Advertisement