Connect with us

Kosova

‘Ishim afër kompromisit me Kosovën, tani s’flasim, duam të themelohet Asociacioni’

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se çështja e Kosovës kërkon kompromis dhe se një zgjidhje e tillë ka qenë e afërt, por se nuk është arritur, pasi sic ka pretenduar ai, Prishtina nuk i ka përmbushur obligimet e saj.

“Duhet një zgjidhje kompromisi, ishim afër. Ata nuk donin të arrihej. Tani jemi larg një zgjidhje kompromisi, as nuk flasim me njëri-tjetrin, megjithëse ne jemi gati të flasim” = deklaroi Vuçiç në një intervistë për një medium zviceran.

“Ne duam të themelohet Asociacioni, që është obligim që nga marrëveshja e pare e vitit 2023, tani është një situatë e vështirë, por ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen” – theksoi presidenti serb.

I pyetur se çfarë është më e rëndësishme për të në raport me Kosovën, Vuçiç theksoi se respekti reciprok është i domosdoshëm.

“Nuk mund të ketë zgjidhje të njëanshme, sipas së cilës shqiptarët fitojnë gjithçka dhe serbët humbasin gjithçka. Askush nuk është budalla në Serbi. Ne e dimë se sa e vështirë është situata, por prandaj insistojmë në një zgjidhje kompromisi” – deklaroi Vucic.

Ndërkaq në lidhje me pretendimet e liderëve perëndimorë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putini është një diktator imperialist që do të sulmojë vendet e tjera pas Ukrainës dhe se kjo është arsyeja e luftës, ai tha se e sheh ndryshe.

“Ne e dënojmë sulmin ndaj Ukrainës. Por është më kompleks dhe më e ndërlikuar. Putin tani përdor precedentin e Kosovës në deklaratat e tij. Përgjigja e vetme e Angela Merkelit është se ka pasur gjakderdhje për tetë vjet në Kosovë, por në fund Putini ka thënë se e njëjta gjë ka ndodhur në Donbas” – tregoi presidenti serb duke shtuar edhe nje tjeter teori se : –

“Perëndimi mendon se mund ta mposht Putinin, ndaj duan ta lodhin dhe të hyjnë në atë vend, që do të thotë se Rusia me territoret e sotme dhe në këtë formë, nuk do të ekzistonte më. Nuk mund të them se e kanë mbivlerësuar veten, por mund të kenë nënvlerësuar Putinin dhe Rusinë” –  potencoi kreu i shtetit serb.

Advertisement