Connect with us

Politike

Belind Këlliçi: Si mund të na bëjë moral SHBA, kur ata ulen me Edi Ramën dhe Erion Veliajn?

Ish-kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi reagoi në lidhje me përgjigjen që ktheu Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi Gjykata e Apelit riktheu vulën tek Berisha.

Sipas Këlliçit, në reagimin e selisë diplomatike nuk ka asgjë të re, teksa SHBA duhet të tregojë kujdes që të mos ulë në krah njerëz të korruptuar si Edi Rama dhe Erion Veliaj.

“Reagimi i SHBA nuk përbënte asnjë risi. Ritheksuan faktin se nuk mund të kenë bashkëpunim. Gjë që dihet.

Por duhet që edhe ata të shtojnë kujdesin në raport me partneritetin që kanë me njërëz të inkriminuar dhe korruptuar siç janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Sepse të ulësh në krah Edi Ramën dhe Erion Veliajn dhe të kërkosh moral nga pala tjetër kjo nuk qëndron. Për kryebashkiakun është faktuar roli i tij në dosjen 5 D”, deklaroi Këlliçi.

Advertisement