Bota
Trump “sfidon” haptazi iranianët: Ngushtica e Hormuzit do të hapet sot!
Pavarësisht se Irani me bindje të plotë njoftoi se nuk do të ketë akoma një marrëveshje për të qetësuar “gjakrat” në Lindjen e Mesme, presidenti amerikan Donald Trump, tha se një marrëveshje është planifikuar të nënshkruhet ditën e sotme dhe do të rihapë Ngushticën e Hormuzit.
Sipas CNN mësohet se zyrtarët po përgatiten për një nënshkrim virtual pasi takimi ballë për ballë paraqiti sfida logjistike dhe më shumë mundësi që procesi të prishej.
Memorandumi i paqes do të niste një periudhë të re 60-ditore negociatash mbi mënyrën e zbatimit të kuadrit dhe zgjidhjes së pikave të mbetura ngërç.
Nga ana tjetër, raporothet se iranianët kanë “devijuar” pak nga pikat kryesore të marrëveshjes me SHBA-në, duke përfshirë në mes dhe çështje kyçe si e ardhmja e programit bërthamor të Teheranit, grupet rajonale të ndërmjetësimit dhe fondet e ngrira iraniane.