Connect with us

Kosova

Kosova dhe Rusia ‘zgjidhen’ brenda ditës, ja plani i rrezikshëm i Donald Trump

Së fundi, përfaqësuesi i kristian-demokratëve dhe ish-raportuesi për Ballkanin Perëndimor i grupit parlamentar të Demokristianëve në Bundestag-un gjemran, Peter Beyer shprehu frikën se nëse Donald Trump vjen sërish në pushtet, çështja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën BE dhe Gjermania e refuzojnë si një opsion jashtëzakonisht të rrezikshëm, mund të shtrohet sërish për diskutim.

“Trumpi është i bindur se nëse vjen në pushtet, do ta përfundojë luftën në Ukrainë brenda një dite dhe ndoshta mendon se do zgjidhë edhe problemin e Serbisë dhe Kosovës. Mendoj se duhet të përgatitemi për shumë gjëra. Dhe kjo nuk vlen vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për Bosnjë-Hercegovinën” – paralajmëroi Beyer.

E në lidhje me këtë paralajmërim të deputetit gjerman, ka folur edhe avokati serb, Cedomir Stojkoviç.

Si fillim, ai u shpreh se ka kohe qe Vuçic po tenton të afrohet me Trumpin, mirëpo që të dy nuk e kanë idenë për pasojat e tmerrshme që mund të krijojë shkëmbimi i territoreve.

“Prej kohësh dihet se Vuçic po përpiqet të kultivojë marrëdhënie të mira me Trump. Ky I fundit megjithatë, i përket kapitalistëve, ekonomistëve, dhe për këtë arsye është i paaftë për të parë pasojat e tmerrshme që mund të krijojë shkëmbimi i territoreve me presionin e njërës palë. Vuçicit i shkon për shtat shkëmbimi i territoreve për ta paraqitur si sukses në Serbi. Megjithatë, as Trump dhe as Vuçic nuk mendojnë për pasojat e tmerrshme të një shkëmbimi të tillë. Kjo do të çonte më pas në trendin që çdo ndryshim etnik në terren jep një argument për ndryshime territoriale, dhe jo vetëm në Ballkan” – nënvizoi avokati serb.

Krahas kësaj, Stojkovic potencoi se nëse ndodhë shkëmbimi i territoreve, do ketë kaos të madh në Ballkan. Për këtë, ai tregoi se pse Trump do që ta kënaq Vuçicin, duke e zbatuar këtë plan.

“Shkëmbimi i territoreve për shkak të parimeve etnike do të çonte në kaos në marrëdhëniet midis Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë, Kroacisë dhe Serbisë, Hungarisë dhe Ukrainës, sepse kombet e përziera jetojnë në të gjitha anët e këtyre kufijve. Trump do qe ta kënaqë Vuçiqin për shkak të lidhjeve të shumta të familjes së tij me regjimin në Beograd dhe sigurisht që do të ringjallë idenë e shkëmbimit të territoreve. Këtë do ta bëjë jo vetëm për shkak të marrëdhënies me Vuçicin, por edhe për të justifikuar zgjidhjen e tij për Ukrainën, e cila favorizon Putinin” – shpjegoi avokati I njohur duke shtuar se Trump do ta përdor Kosovën, si model për ta shitur planet dhe idetë e tij…………………………

“Domethënë, Trump dëshiron të forcojë parimin etnik si argument për ndryshimin e kufijve. Putini eshte për këtë parim sepse parimi etnik ofron një pjesë të justifikimit për pushtimin në Ukrainë. Kam frikë se Trump fillimisht do të përpiqet ta zbatojë këtë parim në Kosovë, në mënyrë që më pas t’ia shesë botës si një plan paqeje për Ukrainën

“Kufijtë mund të ndryshohen në Ukrainë për shkak të parimit etnik, siç e bëmë në Kosovë. Unë mendoj se kjo është ajo që Trump dëshiron” – potencoi Cedomir Stojkoviç.

 

Advertisement