Kosova
Richard Grenell zgjidhet numri 2 në SHBA: Janë bërë hapa të rëndësishëm në tërheqjen e Serbisë nga ndikimi i Rusisë
Richard Grenell, diplomati kontravers që shërbeu si përfaqësues i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për dialogun ndërmjes Kosovës dhe Serbisë gjatë mandatit të parë të presidentit amerikan, Donald Trump, konsideroi për “Financial Times” se kanë ndërmarrë “hapa të rëndësishëm” në tërheqjen e Serbisë nga ndikimi i Rusisë dhe Kinës.
“Unë besoj se kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm në tërheqjen e Serbisë nga ndikimi i Rusisë dhe Kinës ne menyre qe te jete më afër SHBA-së. E pranoj gjithashtu se duhet bërë më shumë dhe jam i përkushtuar te bëj pikërisht këtë” – theksoi Grenelli, i cili është konsideruar si sekretar i mundshëm i shtetit nëse Donald Trumpi fiton një mandat të dytë për të udhëhequr Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti i Serbisë, Alekandër Vuçiç, në një përgjigje për “Financial Times” potencoi se përkundër që 90 për qind e serbëve janë pro fitores së Trumpit ndaj presidentit aktual, Joe Biden, ky vetë nuk guxon të marrë anë meqë “nuk është lider aq i madh” krahasuar me pjesën tjetër të liderëve evropianë.
“Unë nuk jam një lider aq i madh sa shumë të tjerë në Evropë që mbajnë anë. Miku im Viktor Orbán është 100 për qind në anën e Trumpit, ndërsa miqtë e mi në Bruksel janë 100 për qind në anën e Joe Bidenit. Unë nuk jam. Unë jam në anën serbe në pritje të rezultateve” – nënvizoi presidenti serb.
“Kam pasur biseda të mira me Biden para se të bëhej president. Pas kësaj e takova një herë, dy herë në pritje nga dy minuta, por nuk kam pasur biseda thelbësore. Nëse pyetni shumicën e serbëve, rreth 90 për qind do të jenë në anën e Trumpit” – shtoi ndër të tjera Vucic
Administrata Biden ka investuar kohë dhe para në përpjekje për të afruar Serbinë në kampin perëndimor, kujtojnë autorët e artikullit, megjithatë, nuk ka dyshim se Trumpi do të ishte një partner më i natyrshëm se sa Bideni për Vuçiçin.
Aleanca midis Serbisë dhe Rusisë është themeluar mbi një ndjenjë të thellë pakënaqësie ndaj NATO-s për mbështetjen dhe krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës. Rusia dhe Kina janë dy fuqitë e vetme botërore që përsërisin rregullisht gatishmërinë për t’i ofruar Serbisë “garanci” se Kosova nuk do të fitojë njohje të plotë ndërkombëtare dhe ulëse në Kombet e Bashkuara
Gjithashtu mbetet e paqartë nëse Serbia do të ndjekë politika të favorshme ndaj stabilitetit rajonal. Presidenti i Serbisë ka parashikuar se viti 2024 do të sjellë “shumë më shumë konflikte dhe trazira” në rajon. Serbia, gjatë gjithë historisë, ka marshuar sipas një daulleje krejt të ndryshme nga pjesa tjetër e botës perëndimore liberale, duke rreshtuar veten krah Rusisë dhe Kinës.