Pinknews
“Ne flinim përtokë”/ Drini Zeqo tregon vështirësitë ekonomike në fillimet e karrierës: Shtëpia ishte bosh, mami…
Ish-banori i BBV, Drini Zeqo, i prekur ka folur për vështirësitë ekonomike kur ai ka qenë në fillimet e karrierës.
Ajo ka qenë edhe periudha kur familja e tyre sapo ishte zhvendosur në një shtëpi tjetër.
Por më pas Drini Zeqo tregoi se ia kanë nisur nga zeroja, pasi tashmë ai po punonte për t’i ardhur në ndihmë mamasë.
“Ne flinim përtokë, ishte e vështirë. Të ardhurat tona ishin shumë të pakta, ishte vetëm rroga mamit. Që të shtoheshin duhet të nisja punë. Përveç që më jepte kënaqësi se po bëja punën që doja, ishte dhe se do të më sillte të ardhura.
Shtëpia që jetonim ishte bosh dhe ne nisëm ta mobilonim vetë nga 0. Ishte shumë e bukur, do ta ribëja prapë në të njëjtën formë. Është një gjë që më ka sjellë kënaqësi”, tha ai.