Connect with us

Kosova

BETOHEM para ZOTIT/ Vuçiç: Nuk kam punuar dhe nuk do të punoj kurrë për rusët

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se do të ishte shumë më e lehtë t’i thuhej Serbisë “mirë se erdhe në Bashkimin Evropian” nëse do të kishte vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe se Serbia do të ishte e gatshme të pranonte pavarësinë e Kosovës.

Duke iu përgjigjur pyetjes së analiates politike se kur do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, Vuçiç u shpreh se e di që ka njerëz që mbrojnë interesat e perëndimit por edhe mbrojnë interesat e Serbisë dhe theksoi se ata që janë më afër interesave ruse, do të zhgënjeheshin.

Ai deklaroi se i respekton të gjithë, por se dëshiron që Serbia të ketë politikën e saj të pavarur.

“Ndoshta nesër ndaj Rusisë mund të vendosim sanksione nëse e shohim se nuk po mund të mbrohemi më, por deri tani jemi mbrojtur mirë”- deklaroi presidenti serb.

Vuçiç theksoi gjithashtu se ai asnjehere nuk ka punuar dhe nuk do të punojë kurrë për rusët dhe shtoi se ai e kupton në mënyrë të përsosur çdo lloj korrupsionin politik.

Advertisement