Bota
Video/ Policia qëllon për vdekje gruan në shtëpinë e saj
Policia e shtetit të Illinois ka publikuar pamje të kamerave trupore të momenteve kur një grua është qëlluar për vdekje nga policia që kishte thirrur për ndihmë.
Vrasja shokuese e 36 vjeçares Sonya Massey, në fillim të muajit nga oficerët që iu përgjigjën thirrjes në shtëpinë e saj, ka shkaktuar zemërim të gjerë dhe u dënua nga presidenti Joe Biden.
Oficeri Sean Grayson është shkarkuar nga policia dhe ndaluar për vrasje, por i mohon akuzat.
Incidenti tragjik ndodhi kur e ndjera Massey thirri policinë në Springfield, Chicago, pasi besonte se dikush mund të kishte hyrë në shtëpi.
Por teksa oficerët hyjnë brenda shtëpisë një debat nis mes gruas dhe policit që e qëlloi për vdekje.
Në një pikë të debatit zonja Massey i thotë policit: “Të dënoj në emër të Zotit.”
Polici i përgjigjet: “Bën mirë të mos e bësh se për Zotin të qëlloj në fytyrë”, dhe pas disa sekondash e qëllon për vdekje.
Teksa kolegu i tij tenton të kërkojnë kutinë e ndihmës së shpejtë, oficeri thotë: “Ajo ka marrë fund. Shko merre por e kam qëlluar në kokë.”
Prokurori i Illinois, Kwame Raoul quante pamjet të tmerrshme.
“Publikimi i pamjeve do të shkaktojë reagime te komuniteti me ngjyrë, prandaj unë bëj tirrje për qetësi që sistemi i drejtësisë të bëjë punën,” tha Raoul.
Hetimet e ngjarjes vijojnë, shkruan BBC.