Kosova
Osmani sot në Kroaci me ftesë të presidentit Millanoviç/ Zbardhet agjenda
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të zhvillojë vizitën zyrtare në Kroaci me ftesë të presidentit kroat, Zoran Millanoviç. Ky udhëtim i presidentes drejt shtetit kroat vjen pak ditë pas incidentit të ndodhur në aeroportin e Shkupit, ndërsa presidentja Osmani ka udhëtuar drejt Sllovenisë.
Lajmi është konfirmuar nga Zyra e Presidentit të Kroacisë.
Osmani do të marrë pjesë në një organizim tradicional të lashtë të quajtur “Sinjska Alka” që mbahet në qytetin e Sinjit në Kroaci.
“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të vij në Sinjska Alka me ftesë të presidentit Millanoviç, i cili sikurse në vitet e kaluara është organizator i Sinjska Alka( Unaza e Sinjit). Arritja e saj në Sinj është dakorduar më herët nën drejtimin e Shoqërisë së Alkar, që në vitet fundit po përpiqet të ndërkombëtarizojë këtë ngjarje tradicionale kalorsiake në Sinj dhe do të promovohet jashtë kufijve të Kroacisë”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Në këtë vizitë në Kroaci, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të jetë e shoqëruar nga bashkëshorti Prindon Sadriu.
Siç shkruan Index.hr, Presidentja pritet që të vizitojë edhe ekspozitën “Vanja Radush” dhe Stipe Sikirica- dialog mes mësuesve dhe nxënësve”, nën drejtimin e kuratores së ekspozitës Ana Zhanko dhe drejtoreshës së Galerisë, Dragana Modriç.
Me këtë garë shënohet fitorja kroato-venedikase kundër osmanëve në luftën e vitit 1715, në të cilën popullsia lokale prej rreth 700 kroatë në bashkëpunim me një numër më të vogël venedikasish arritën të mbronin Sinjin kundër 60 mijë ushtarëve osmanë të udhëhequr nga Mehmed Pasha I.