Pinknews
Argjira Spanca largohet nga “E Diell”/ Shkak bëhet sherri mes Ledionit dhe Gracianos në BBV?
Graciano Tagani ishte një nga konkurrentët e “Big Brother VIP Albania 3” që u skualifikua herët nga gara, por surprizoi të gjithë me rikthimin e tij disa javë më vonë.
Ky rikthim nuk u prit mirë nga partnerja e tij, Argjira Spanca, pasi asokohe në rrjet qarkulluan shumë komente negative ndaj Gracianos.
Situata e tensionuar për Gracianon nuk u lehtësua as nga moderatori Ledion Liço dhe stafi i programit, të cilët shpesh shiheshin duke e kundërshtuar dhe duke mos i dhënë fjalën e tij në shumë debate. Ky raport i vështirë duket se ka ndikuar dhe në vendimin e Argjirës për t’u larguar nga emisioni “E Diell”.
Lajmi për largimin e saj nuk erdhi nga thashethemet, por nga vetë Argjira, e cila iu përgjigj një pyetjeje të ndjekësit në një Story në Instagram.
E pyetur se kur do ta shohim sërish në ekran, Argjira u shpreh: “Në muajt e ardhshëm nuk do jem në ndonjë program. Fokusi im do jetë në gjëra të tjera.”
Dyshimet për një krisje të raporteve me Ledion Liçon i shton më shumë rrjeti social, Instagram, pasi dyshja nuk i kanë emrat në listën e ndjekësve të njëri-tjetrit.
Ndjekësit e çiftit dhe të emisionit do të vazhdojnë të mbeten kuriozë për dinamikën e tyre dhe për zhvillimet e ardhshme të tyre në karrierë.