Connect with us

Politike

“Miku i armikut tim është armiku im”/ Rama flet për miqësinë me njerëz të Trump dhe Biden

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë sot në forumit ndërkombëtar të sigurisë GLOBSEC 2024, ku zhvilloi një bisedë të thelluar mbi temën “Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor”.

Në një intervistë të moderuar nga Steve Clemons, Rama u shpreh për rëndësinë e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe mënyrën si i menaxhon ato.

Rama theksoi se nuk beson në metodën “miku i armikut tim është armiku im”, duke u përgjigjur në lidhje me marrëdhëniet e tij me administratën e SHBA-së dhe kontaktet me njerëz pranë ish-presidentit Donald Trump, më konkretisht dhëndrin e tij Jared Kushner.

Ky i fundit, të cilin Rama e përmendi si një mik

“Ne jemi një vend i vogël dhe kemi nevojë për miq. Nuk mund të zgjedhim nëse të jemi miq me një vend dhe të mos jemi me një tjetër. Kjo është e pashmangshme për ne,” tha Rama.

Dua t’iu pyes, keni një reputacion interesant. Ju njiheni, jeni kryetar i PS, njiheni për marrëdhënie të mira me administratën e Trump kur ishte president, por edhe me palën e Biden. Shumë njerëz duan ta mësojnë këtë aftësi. Duke u lidhur me ish-Presidentin përmes Jared Kushner, po zhvilloni një pronë të bukur në Shqipëri. Si arrini të lundroni në këto personalitete botërore, ku ju jeni në qendër?

Rama: Unë jam rritur në kohën e një regjimi komunist të ashpër. Unë nuk besoj në metodën “miku i armikut tim është armiku im”,te zgjedhja e miqve në këtë lloj mënyre. Nga ana tjetër, ndoshta jam kryeministri më i gjatë dhe jam i vetëdijshëm që nuk përfaqësoj një vend kaq larg. Jemi një vend i vogël dhe kemi nevojë për miq. Unë jam mik edhe me Jared Kushner, edhe me Alex Soros. Ky është një konfrontim edhe më me kripë se Biden dhe Trump. Shqipëria është mike me Greqinë dhe Turqinë. Si mund të zgjedhim? Unë jam shumë mik me Melonin, ajo përfaqëson të djathtën dhe më është dashur t’u shpjegojë të mive që nuk është ide e mirë nëse shkoj dhe flas në takimin e partisë së saj ku më kanë ftuar dhe të konsiderohem tradhtar. Ky lloj kategorizimi nuk është i dobishëm sot. Njerëzit janë njerëz, unë besoj të flasësh me njerëz, edhe të mos biesh dakord në mënyrë të hirshme është më mirë se të mos flasësh.

Advertisement