Kronike
Plagosi me thikë 39 vjeçarin, vihet në pranga 15-vjeçari, ja dyshimet e para
Një persona është plagosur në fshatin Luar të Fierit. Plagosja ka ndodhur me thikë.
I plagosuri, ende i paidentifikuar, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit.
Policia ka ngritur disa pika kontrolli, ku më pas u arrestua edhe i mituri, për shkak se ai ishte larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Roskovec/Informacion paraprak
Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, Policia kap dhe shoqëron menjëherë pas ngjarjes, autorin e dyshuar.
Rreth orës 16:30, në Roskovec, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, 1 shtetas i mitur, 15 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. Gj., rreth 39 vjeç.
Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit 15-vjeçar, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, i dëmtuari është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.