Kosova
Unë dua po nëna s’më lë/ Oferta e Putin për Vuçiç dhe refuzimi… skandali është i pashmangshëm
Teksa presidenti rus Vladimir Putin ftoi homologun e tij serb Aleksander Vuçic, me të cilin nuk kishte komunikuar për gati tre vjet, në samitin e BRICS në Kazan, ku në rendin e ditës do jetë edhe zgjatja e kontratës së gazit, e cila është jashtëzakonisht e dobishme për serbët, e ndoshta edhe diçka më shumë, Vucic do ta ketë të vështirë ta refuzojë ftesen, per të cilën ende nuk eshte deklaruar definitivisht” – keshtu kolumnisti i disa mediave ruse, Dmitry Bavirin, duke kujtuar se ftesat zakonisht shpallen kur per të gjitha detajet eshte rënë dakord përmes kanaleve të mbyllura.
“Mirëpo, ishte pikërisht kjo ftesë që do ta beje Vucicin te mendohet per rreth nje muaj perpara se te jap nje pergjigje te fundit. Ai papritmas u gjend ne një situatë që në popull përshkruhet me thënien “Unë dua, por nëna nuk më lë”, ku “nëna” është Perëndimi dhe personalisht kreu i Komisionit Evropian. Ursula von der Leyen. E gjitha kjo nuk ka qene rastesi, por pasojë e ecjes në litarin politik të Vuçiqit, i cili manovroi mes dy zjarreve – Moskë dhe Bruksel – per dy vjet e gjysmë. Kur politikanët apo gazetarët perëndimorë e fajësojnë atë për marrëdhënie të ngushta me Rusinë, Vuçiq ngre duart lart dhe kujton se ai nuk ka folur me Putinin “që nga fillimi i armiqësive të mëdha. Kur shtrohet pyetja brenda Serbisë nëse kjo situatë është normale, pasi Rusia do të thotë shumë për Serbinë, Vuçiq thotë se në këtë mënyrë Putini po përpiqet ta mbrojë Serbinë nga sulmet dhe presionet e reja të Perëndimit dhe pastaj psherëtin dhe thotë: nuk është e lehtë për ne tani” – ka shkruar Dmitry Bavirin duke kujtuar se “Për dy vjet e gjysmë, Vuçiq ka qenë në kontakt me Moskën përmes Aleksandër Vulin, një njeri që është lideri joformal i “partisë ruse” në Qeverinë e Serbisë dhe dorëheqja e të cilit është ndër kërkesat e rregullta të Perëndimit për Vuçiqin.
“Për të qenë i sinqertë, ka arsye për shqetësim në Bruksel. Rusia dhe Kina, për arsye të ndryshme dhe në forma të ndryshme, janë të interesuara për Serbinë për shkak të pozicionit të saj gjeografik dhe depozitave të litiumit, që do të thotë se BRICS është i interesuar pasi do të përfitonte nga një anëtar i ri nga Evropa për ekuilibrin rajonal dhe pretendimet për përfshirje.
Ndoshta pas propozimit të Vladimir Putin për të diskutuar çmimet e gazit jo askund, por në samitin e BRICS, fshihet shumë më tepër – madje një zgjedhje alternative gjeopolitike për Beogradin, nëse Perëndimi vazhdon (dhe do të vazhdojë) ta mbajë Serbinë në hije, pa e ftuar në BE, dhe aq më pak në G7 (si një alternativë për të cilën konsiderohen “nëntë” antarët e BRICS). Kjo është ndoshta ajo nga e cila ka më shumë frikë Vuçici, sepse nënkupton një zgjedhje krejtësisht historike, pra me pasoja që nuk nënkuptojnë balancim të mëtejshëm për një sërë çështjesh. Sido që të jetë, Presidenti i Serbisë bëri një pushim “për të menduar”, por me shumë mundësi, gjate kesaj kohe ai do beje pazare me Perëndimin” – ka potencuar ne shkrimin e tij kolumnisti i njohur rus.