Connect with us

Bota

ANALIZA E BBC/ Ja kush e fitoi debatin presidencial Trump- Harris

Në një debat 90-minutësh, Harris shpesh tronditi ish-presidentin – duke e shtyrë atë në mbrojtje të turmave që dolën në tubimit të tij, për sjelljen e tij gjatë sulmit të 6 janarit në kryeqytetin e SHBA-së dhe ndaj zyrtarëve që shërbyen në administratën e tij që atëherë janë bërë kritikë të hapur të fushatës së tij.

Nga Anthony Zurcher*

Nëse debatet janë fituar apo janë humbur në atë se në cilat çështje kandidatët kanë më shumë avantazhe, ku ata janë më të forte dhe ku mbrohen për të shmangur pikat e dobëta, mbrëma e të martës anonte shpesh në favor të zëvendëspresidentes.

Harris hyri në këtë debat me dobësi të qarta në mendjet e shumë amerikanëve, për tema si inflacioni, imigracioni dhe tërheqja nga Afganistani. Në pjesën më të madhe, Trump nuk ishte në gjendje t’i jepte goditjet e tij retorike – dhe në ditët në vijim ai mund të pendohej për mundësinë e humbur.

* Korrenspondent i BBC në Amerikën e Veriut

Advertisement