Connect with us

Sport

Europa League/ Roma “digjet” në fund, Ajax dhuron spektakël përballë Besiktas. Mësoni rezultatet e mbrëmjes

Europa League ka luajtur ditën e dytë të ndeshjeve në formatin e saj të ri pa grupe, ku spektakli u përcoll në DigitAlb. Kryesfida e mbrëmjes ishte ajo mes Romës dhe Athletic Biolbaos, e cila nuk solli fitues. Të parët që kaluan në avantazh ishin verdhekuqtë me anë të Dovbyk në minutën e 32’, por baraspesha u rikthye nga Aitor Parades në minutën e 85’. Ajax dhuroi spektakël përballë Besiktas në shtëpi duke fituar me rezultatin 4-0, ndërsa kampionët e Ligës së Konferencës, Olympiacos, u mposhtën 2-0 në transfertë nga Lyon. Në Gjermani “shpërthyen” golat. Me Frankfurt që barazoi 3-3 me Viktoria Plzen, teksa Braga arriti të përmbyste në fund Maccabi Tel Aviv me rezultatin 2-1.

REZULTATET:

ROMA 1-1 ATHLETIC BILBAO

AJAX 4-0 BESIKTAS

BRAGA 2-1 MACCABI TEL AVIV

EINTRACHT FRANKFURT 3-3 PLZEN

FCSB 4-1 RFS

LYON 2-0 OLYMPIACOS

Advertisement