Connect with us

Pinknews

“U linda dhe u rrita…” Marina Vjollca flet për rikthimin në Top Channel

Marina Vjollca ka folur për rikthimin e saj në “Top Channel”, ku vjen në bashkëpunim me Elvis Naçin për drejtimin e “Për Shqiptarët”.

Ajo shprehu ndjenjat e përziera për këtë rikthim, duke theksuar se po kthehet në vendin ku e filloi karrierën e saj profesionale.

“Ku ka më bukur që në një program të bëhen bashkë të gjithë shqiptarët për të ndihmuar njëri-tjetrin, për t’i dhënë shpresë dhe për të na bërë të ëndërrojmë… Ndihem shumë mirë që kthehem në shtëpinë time të parë mediatike, aty ku u linda dhe rrita profesionalisht,” tha Marina.

Programi do të ofrojë një platformë për personazhet që të rrëfejnë historitë e tyre live, duke i dhënë mundësi gjithkujt që dëshiron të dhurojë dashuri dhe shpresë. Elvis Naçi e përshkroi formatin live si një mundësi për të sjellë ndjeshmëri dhe transparencë në ngjarjet që po ndodhin, duke theksuar vlerat e bamirësisë që janë pjesë e ADN-së shqiptare.

Të dy moderatorët janë të bindur se historitë njerëzore do të mbajnë publikun të angazhuar. Marina theksoi se janë të prekur nga tregimet e shqiptarëve dhe ndjenja e krenarisë për të bërë një program të tillë. “Më beso, jemi çdo ditë në mbledhje me orë të gjata dhe çdo ditë na ndodh të prekemi nga historitë e shqiptarëve tanë,” tha ajo.

Advertisement