Connect with us

Aktualitet

Kompania “Wolt” iu ul padrejtësisht tarifat dhe bonuset, motoristët ngrihen në protestë

Punonjësit e kompanisë amerikano-finlandeze “Wolt”, e cila është futur vitin e fundit në tregun shqiptar sa i përket shërbimeve “delivery”, janë ngritur këtë të shtunë në protestë.

Shkak ka qenë përkeqësimi i kushteve të punës si dhe rritja e pasigurisë ekonomike. Motoristët e kompanisë “Wolt” pretendojnë se kompania nuk i qëndron kushteve të punës me të cilat ishin dakordësuar në fillim, duke iu ulur pagesat e tarifave dhe bonuseve.

Motoristët e “Wolt” kanë udhëtuar të gjithë bashkë në rrugë7t e kryeqytetit, si dhe kanë ndaluar në sheshin përballë fakultetit Politeknik të Universitetit të Tiranës.

Mbi protestën e sotme të punonjësve të “Wolt” ka reaguar edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, e cila shprehet se ulja e përfitimeve ekonomike për motorisët përbën përshkallëzim të shfrytëzimit dhe padrejtësisë.

Advertisement