Politike
Gjykata e Lartë i dha te drejtë Dritan Goxhajt, i akuzuar me të njëjtën akuzë si Salianji
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka kaluar 24 orët e para në burgun e Fierit pasi u dënua me një vit heqje lirie dy ditë më parë nga Gjykata e Apelit në Tiranë, i shpallur fajtor për kallëzim të rremë publik.
Gjithsesi, kjo vepër penale nuk gjen bazë ligjore, pasi një vendim i më pak se tre muaj më parë nga Gjykata e Lartë, e cila u shpreh se denoncimi publik nuk është kallëzim i rremë.
Ky rast krahasohet me atë të Dritan Goxhajt, i cili kishte pretendime mbi gjyqin e UÇK në Hagë, ,e Gjykatën e Lartë që mori vendimin më 9 korrik 2024 duke u shprehur se denoncimi publik nuk është kallëzim i rremë.
“51. Kolegji vlerëson se, vlerësimi i fjalës së shkruar si të mjaftueshme për tu konsideruar inkriminuese ndaj një shtetasi, nuk është karakteristikë e një shoqërie demokratike dhe përgjithësisht bie ndesh me të drejtat themelore të një shtetasi dhe nenit 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ)”, thuhej ndër të tjera në vendimin e Gjykatës së Lartë për rastin e Goxhajt.