Connect with us

Shkrime

Autogolat e Kurtit dhe Vuçiç/ Muskujt nuk bëjnë punë

Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara (SHBA), beson se konfrontimi i qeverisë ne Prishtine me SHBA-të mund të jetë pozitiv për fatin politik të kryeministrit kosovar, Albin Kurti, por kjo gje eshte e rrezikshme për Kosovën.

“Ngritja kundër Uashingtonit, shfaqja e muskujve dhe tregimi i njëfarë autonomie duket se e ndihmojnë Kurtin për të fituar popullaritet. Por kjo eshte një lojë dritëshkurtër. Mund të jetë politikisht e dobishme në afat të shkurtër, por është e rrezikshme në afat të gjatë”- ka thënëeksperti amerikan.

Kupchan ka nënvizuar se marrëdhëniet mes administratës amerikane dhe ekzekutivit kosovar janë në nivelin më të ulët, posaçërisht kur bëhet fjalë për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë. Ai ka kujtuar se Serbia është parë gjithmonë si problemi kryesor në këtë kontekst, por kjo situate ka ndryshuar pas veprimeve të Kurtit.

“Uashingtoni dhe partnerët e Uashingtonit në Evropë nuk ndihen rehat me kthesën konfrontuese që ka marrë kryeministri I Kosoves… Ka qenë një periudhë e gjatë, kur Serbia është parë si problem, por Albin Kurti e ka ndryshuar këtë perceptim dhe I ka kthyer te gjithe kunder”- ka theksuar Kupchan.

Charles Kupchan, aktualisht profesor në Universitetin Georgetown në Uashington tha si rezultat I qendrimit konfrontues te kryeministrit te Kosoves Albin Kurti, Perendimi, “kemi më shumë kritika të drejtuara ndaj Prishtinës sesa ndaj Beogradit”

Sipas tij, kjo e ka nje shpjegim – Në Kosovë, më 9 shkurt, do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe Kurti luan me kartën nacionaliste.

“Duke parë pothuajse në çdo vend tjetër të botës se nacionalizmi eshte nje loje qe funksionon mirë, Kurti mbyll institucione paralele serbe, instaloi kryetarë shqiptarë në komunat me shumicë serbe, ndryshoi rregullat e kartave të identitetit apo të targave të makinave…

Si shtet sovran, Kosova ka plotësisht të drejtë t’i bëjë këto gjëra, por mua nuk më duken hapa të zgjuar, nëse merret parasysh qëllimi final, që është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe hapja e rrugës për integrimin e plotë të Kosovës në institucionet atlantike” – theksoi Kupchan.

Sipas tij, suksesi afatgjatë i Kosovës si shtet, qëndron tek aftësia e saj për t’i naviguar me kujdes marrëdhëniet e jashtme, sidomos me aleatë të fuqishëm si SHBA-ja. Hapat e njëanshëm janë problem, sipas tij.

“Mund të ndodhë që pas zgjedhjeve, Kurti – duke supozuar se do të rizgjidhet kryeminister– të ketë një qasje tjetër dhe për të do të bëhet më e lehtë që të përqafojë një pozicion më bashkëpunues dhe më pak konfrontues me Perendimin” – deklaroi Kupchan.

SHBA-ja pothuajse vazhdimisht e ka qortuar ekzekutivin kosovar të drejtuar nga Kurti për shkak të veprimeve të pakoordinuara e të njënashme apo për çfarëdo vendimi që potencialisht tensionon situatën në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe. Ndryshe, marrëdhëniet Kosovë-SHBA janë pothuajse në gradën e fundit.

Advertisement