Connect with us

Kosova

Politika e dyfishtë e Serbisë, Vuçeviç dashuron BE-në, Vulin masturbohet me Rusinë dhe Kinën

Serbia vazhdon të luajë me politikën e saj duke u përpjekur të përfitojë nga Bashkimi Evropian, Rusia dhe Kina, dhe liderët e Serbisë kanë role të ndryshme në këtë.

Ndërsa kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, deklaroi në Bruksel se vendi i tij e sheh Bashkimin Evropian si “qëllimin më të rëndësishëm strategjik gjeopolitik”, zëvendësi i tij Aleksandar Vulin tha se Serbia duhet të mbajë marrëdhënie më të ngushta me Kinën dhe Rusine. Vulin, i cili është nën sanksionet e SHBA-së për korrupsion dhe lidhje të ngushta me Rusinë, tha se nuk beson në Bashkimin Evropian dhe se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

Këtë qëndrim e mbajnë edhe vetë Vuçevici dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, edhe pse BE-ja përsërit se ky është parakushti kryesor që Serbia të bëhet anëtare e BE-së, gjë që tregon se deklarata e Vuçeviqit në Bruksel është vetëm një retorikë boshe, pavaresisht se kryeministri serb deklaroi – “Unë prezantova planin e Serbisë dhe thashë se Serbia i mbetet besnike rrugës së saj evropiane si qëllimi më i rëndësishëm strategjik gjeopolitik”.

Serbia ka dështuar edhe një herë të përafrojë politikën e saj të jashtme me BE-në, gjë që duhet ta bëjë çdo vend kandidat. Persa i përket çështjes kryesore të luftës në Ukrainë, Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë dhe vazhdon të rezistojë për të mos dëmtuar marrëdhëniet me aleatin e saj tradicional. Serbisë i është kërkuar nga Bashkimi Evropian që të qartësojë synimet për të tashmen dhe aq më tepër për të ardhmen, pasi ajo duhet të zgjedhë midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian.

Pavarësisht paralajmërimeve, Vulin udhëtoi në Rusi për të takuar Vladimir Putinin dhe BE-ja u përgjigj në shtator 2024. Komisioni Evropian ka deklaruar se nuk i pëlqen udhëtimi i zëvendëskryeministrit serb Aleksandar Vulin në Rusi dhe takimi i tij me presidentin Vladimir Putin, duke paralajmëruar se gjithashtu Zgjedhja pro-ruse mund të mbyllë dyert e BE-së për Beogradin dhe në mënyrë efektive të bllokojë procesin e adoptimit

Advertisement