Connect with us

Politike

Enkelejd Alibeaj hedh dyshimin e fortë: Vendimmarrja për Salianjin, pakt që i dha vulën Berishës

Lulzim Basha e përjashtoi Sali Berishën nga PD, por nuk pati këllqe t’i shkonte deri në fund kësaj beteje.

Në një rrëfim në ‘Të Pashoq’, Enkelejd Alibeaj rrëfen prapaskenat e luftës mes Berishës dhe Bashës.

Alibeaj tregon se Basha e mori i vetëm atë vendim, pa u konsultuar me askënd, por ai rrëfen se personalisht i ka thënë që ta përjashtonte Berishën, pasi ky do të ishte vendimi i duhur në atë kohë.

Sipas Alibeajt, Berisha ka qenë gjithmonë kryetar i PD-së në hije.

Ju kujtoj se nga Partia Demokratike jam larguar që në vitin 2012 kur Berisha ishte në qeveri. Kam qenë deputet, kam pasur përplasje me liderin e Partisë Demokratike Sali Berisha që anë kohë ishte kryeministër. 

Për këtë arsye nuk isha më përfaqësues si deputet në 2013-2017. E kam parë si mundësi të mirë në 2015, si një nevojë në fakt për ta rritur Partinë Demokratike, dërrmuar pas 2013.

Kam kandiduar për kryebashkiak në Fier në vitin 2015. Nuk kam qenë asnjëherë dakord me dyzimin e drejtimit të PD, megjithatë e kuptoja që kalimi i stafetës donte një proces, pra donte një kohë. 

Nuk kam qenë dakord me një nga rastet e djegies së mandateve në vitin 2019 dhe nëse ky do ishte një vendim që do merrej, i kam thënë Lulzim Bashës që në se merr këtë vendim do të duhet të bësh llogaritë mirë nëse do jetë e suksesshme dhe të mbash përgjegjësi. 

S’kam pasur asnjëherë raporte personale me Berishën sepse ai thoshte që në atë kohë që unë nuk jam kryetari i Partisë Demokratike por është Lulzim Basha.

Ky është qëndrimi që kam pasur, por drejtimi politik ka qenë i dyzuar dhe koha zbulon çdo gjë. Vendimet e mëdha, qoftë për djegien e mandateve dhe mospjesëmarrja në reformën administrative territoriale ka qenë një vendim i influencuar prej tij, pavarësisht se ishte ajo jo në pozicion pasi e kishte aftësinë sugjeruese dhe duket se rezultoi një dështim,” tregon Alibeaj.

Ky i fundit hedh dyshimin e fortë, kur thotë se vendimi për dënimin e Salianjit mund të ketë qenë pjesë e një pakti që Berishës i dha vulën e PD-së.

Advertisement