Sport
Roma tetë vite pa fitore, Interi e mposht 0-1 në ‘Olimpico’! Zikaltërit ndjekin Napolin
Në “Olimpico” Roma vijon për të tetin vit radhazi mos mposhtë dot Interin, duke humbur 0-1. Një gol Lautaro Martinez në minutën e 60-të vendosi ndeshjen dhe Interi siguron tri pikët e plota paçka se në 27 minutat e para të ndeshjes kryen dy zëvendësime të detyruara, me Calhanoglu dhe de Vrij që dolën jashtë. Inter me 17 pikë mban vendin e dytë, dy më pak se Napoli. Ndërkohë Roma me dhjetë pikë mban vendin e dhjetë. 12 tetor 2016, kjo ka qenë fitorja e fundit e Romës kundër Interit në ‘Olimpico’.