Connect with us

Rajon

ZIEN KAZANI/ Vjen ndëshkimi për Vuçiçin, frikë e madhe nga helmimi

Vendimi i presidentit serb Aleksander Vuçiç për të mos shkuar në Kazan për samitin e BRICS është një vendim i mirë dhe arsyeja që ai dha – se Serbia është në rrugën evropiane – është edhe më e mirë.

Veç se, në fund të fundit, Vuçicit vështirë se mund t’i besohet se anëtarësimi i Serbisë në BE dhe reformat për shkak të saj janë prioriteti i tij i parë. Përkundrazi, ky ishte një vendim taktik-politik i llogaritur mirë i bazuar në informacione dhe analiza që i ka vetëm Vuçic.

Shumë besojnë se kjo tregon një largim përfundimtar nga Putini dhe një kthesë drejt Perëndimit, dhe disa nga kjo konkludojnë se Vuçic ka frikë nga Putini, domethënë se Putini mund t’i bëjë diçka politikisht dhe në mënyra të tjera.

Megjithatë, Vuçic në pushtet mund të bëjë ende shumë për presidentin e Rusisë, i cili kur vendos të heqë qafe dikë, distanca nuk është problem për të.

Deri më tani, Putini është mjaftuar me një festë të ekzagjeruar ruse të 80-vjetorit të çlirimit të Beogradit, me një bisedë telefonike pas dy vitesh e gjysmë heshtjeje dhe e ka rifutur atë me gazin rus pavarësisht synimit të Beogradit për të pasur burime alternative te furnizimit të rëna dakord me Perëndimin.

Duket se Vuçiq edhe sikur të kishte shkuar në Kazan nuk do të kishte marrë shumë vëmendje nga perëndimi, sepse kjo e fundit e ka futur në shumë borxhe, nga Kosova te litiumi dhe duket se gëzon mbrojtje nga Amerika, Franca dhe Gjermania.

Sigurisht që ai nuk do t’i shmangej ndonje një titulli të keq në ndonjë nga mediat evropiane, apo nga ndonjë politikan i rangut të ulët, por Vuçic është mësuar me këto, domethënë nuk do të ishte hera e parë per të.

Një nga testet më të rëndësishme për marrëdhëniet e Vuçiqit me Putinin, por edhe me Perëndimin, do të jetë përkujtimi i 80-vjetorit të fitores mbi fashizmin vitin e ardhshëm me një paradë ushtarake në Moskë. Putin tashmë e ka ftuar Vuçiqin në parade.

Advertisement