Politike
“O satelit pa bisht”, Kryemadhi i përgjigjet Ramës. Si reagon kryeministri në LIVE
“Pa merak o satelit pa bisht se ne këmbësorët ta kemi fijen për të të sjellë me këmbë në “tokë”.
Kjo ishte përgjigja e deputetes Monika Kryemadhi dhënë direkt në rrjetet sociale pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në emisionin “Opinion”.
E pikërisht këtë reagim, Blendi Fevziu ia lexoi kreut të qeverisë live në studio.
Por fjalët e Kryemadhit, për Edi Ramën nuk tregojnë asgjë tjetër veçse degradim të bisedës dhe gjuha e saj tregon se ajo është në hall sipas tij.
“Ça është kjo tani. Pse na e degradon këtë bisedë se të vjen një letër nga. E dëgjon tani çfarë gjuhe, ata janë njerëz në hall”, u shpreh Rama.