Connect with us

Politike

Rama prezanton mësuesit e parë në Selanik: Gjuha shqipe…

Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin e tij me shqiptarët në Selanik të Greqisë, në kuadër të turit me diasporën. Në fjalimin e tij hapës, Rama u shpreh se në Greqi kanë mbërritur 8 nga 15 mësuesit e parë shqiptarë, të cilët do t’u mësojnë fëmijëve gjuhën shqipe.

“Motra dhe vëllezër, shqiptarë të Greqisë, mirësejugjej përsëri këtë herë në Selanik dhe më lejoni në fillim që t’iu prezantoj këtu disa nga ne, që siç e premtova, mbas takimit të parë në Ahtinë, do të na ndihmojnë të qëndrojmë më pranë fëmijëve. Janë këtu 8 nga 50 mësuesit e parë të gjuhës shqipe, që do lidhim kontratë punë për të mësuar gjuhën tonë amtare vogëlushëve. Janë 8 gra, që dua t’i ftoj në skenë”, theksoi ai.

Advertisement