✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

“Fuckin’ grow up”/ Veliaj nuk kursen Ramën: A më thua që KM cakton birucat, takimet, vizitat në spital?

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar një tjetër reagim nga qelia, këtë herë në përgjigje të mesazheve që, sipas raportimeve në media, ministri Toni Gogu i ka përcjellë në emër të kryeministrit Edi Rama. Në letrën e tij, Veliaj i drejtohet Gogut si ndërmjetës, ndërsa akuzat kryesore i adreson kreut të qeverisë, duke pretenduar se ndaj tij po ushtrohet presion për të hequr dorë nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës.

Ç’a dmth hera e fundit si baba? Kërcënim?”, shkruan ndër të tjera kryebashkiaku Erion Veliaj, teksa publikon letrën me përgjigje për Toni Gogun, pas mesazheve që raportohet se ky i fundit i çoi në qeli në emër të Edi Ramës.

Ai këmbëngul se nuk ka asnjë lidhje me protestat e flamingove që nisën këtë pranverë në Tiranë dhe thekson se nuk e qëllon shtëpinë e tij me gurë, duke ju referuar Partisë Socialiste.

“- Nuk jam organizator e financues as i Flamingove, as studentëve – këto janë gjepura si në kohë të Enverit! Ku është katandis shteti, gjeti armikun e brendshëm

– Kur ruaja unë Tiranën nga dhuna 54 javë digjej bashkia s’ju akuzoja ju dhe pse digjej BT me molotovë e s’lëvizi gishtin kush.

– Si mund të rrëzoj rendin kushtetues nga burgu? A jeni në vete apo e thoni të qetësohet KM? I kuptoni fjalët që thoni? Ju paska thënë dhe terrorizëm! HAHA”, vijon reagimi. Erion Veliaj zotohet se nuk do e delegojë më detyrën si kryebashkiak, duke u përgjigjur se kryeministri po të dojë mund ta dënojë edhe me 100 vite burg.

“Nuk e delegoj BT. E delegova 18 muaj. Mandatin ma dha GJK dhe populli i majtë e qytetar 160 mijë vota”, vijon ai.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tregon edhe marrëdhënien me avokatin dhe ish-deputetin socialist Plarent Ndreca, për të cilin sipas atyre që kanë rrjedhur në media, kryeministri Edi Rama e ka porositur kryebashkiakun që të mos këshillohet më me të.

 “Përgjigja për Plaron

– 20 muaj s’më latë asnjë këshilltar tjetër. Ti vetë vjen pas 2 vjetësh. Me kë të këshillohem unë? Me muret?

– A më thua që KM cakton birucat, takimet, vizitat në spital? Ç’a më thua këshillohu?

– A ju shkruajti në chat grupe për Etjenin, mos u merrni?

– Plaro m’u bë shok, mik e avokat. Para vakisë ishim bashkëpunëtorë, po ngaqë ju ikët a s’ju la udhëheqësi, mbeta veç me Plaron e tani them më mirë 1 i saktë se 1000 servilë kot.

– 24:00 e mbyllëm. Më solli dy libra e falenderova, ai u largua me drejtorin, unë u riktheva në qeli me paterica.

– I urova të mira e të fala, po nuk pranoj afera të paligjshme”, përmbyll Erion Veliaj.

Advertisement