Connect with us

Kronike

Plagosi me thikë 15 vjeçarin se nuk shkonte në shkollë, lihet në burg babai

Gjykata e Korçës ka caktuar këtë të diel masën e sigurisë “arrest me burg” për 54-vjeçarin Shpëtim Çuka nga fshati Vreshtas i Maliqi, i cili akuzohet se ka plagosur me thikë djalin e tij 15-vjeçar.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së mërkurës, ku dyshohet se arsyeja e sherrit mes babë e bir, ishte për shkak se ky i fundit nuk kishte shkuar në shkollë, por rrinte në telefon.

“Me djalin u konfliktova se nu k donte të shkonte në shkollë,unë i thoja ikë se vajti ora,ai rrinte në telefon.Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte,nuk donte të shkonte në shkollë. I thashë disa herë dhe më pas kisha një biçak në dorë dhe e godita.”, tha Shpëtim Çuka për grupin hetimor pas shoqërimit në komisariat.

Fatmirërisht, i mituri nuk kishte lëndime serioze, por pas disa orësh mjekime në spital, shkoi sërish në shtëpi.

Ndërkohë, bashkëshortja e Shpëtim Çukës dhe nëna e të miturit, gjatë një interviste televizive kërkoi lirimin e bashkëshortit të saj, pasi sipas saj, krimi ka ndodhur pa dashje.

“Djali është shumë mirë. Ngjarja ka ndodhur në orën 7:20 të mëngjesit. Bashkëshorti ishte shtrirë, po qëronte një mollë dhe pa dashje ia hodhi biçakun. Djali ka plagë të lehtë fare. Sa mori një sërum dhe doli nga spitali. Jemi marrë në pyetje nga policia. Unë thashë se ka ndodhur pa dashje. Dua burri të më vijë në shtëpi. Kushte të mira kam. Djalin e kam në shkollë. Lere telefonin i tha, shko në shkollë. Plagën e ka të vogël, si ta kishte pickuar grerëza. Nuk e kishte për qëllim ta godiste. Djali e mban telefonin, jo prej shumë kohësh.”, tha nëna e të miturit.

Advertisement