Politike
VIDEO/ Basha: Refuzojmë listat e mbyllura, do nxisim votën direkte
Lulzim Basha, kreu i demokratëve atlantikë, në një intervistë për TemA, deklaroi se së shpejti do të lançojnë një listë prej 40 kandidatësh për deputetë.
Kjo listë sipas Bashës, është e përbërë nga njerëz të njohur dhe pjesë e lidhur me shoqërinë dhe politikën që ka rezistuar nga sulmi i Sali Berishës ndaj PD-së.
Basha theksoi se së shpejti ai do të riaktivizojë një tryezë të hapur me figura të njohura të PD-së dhe të opozitës në të shkuarën për të krijuar një koalicion të gjerë politik por edhe moral si një logjikë e politikës së re kundër asaj të vjetër.