Connect with us

Aktualitet

A do të ketë reshje shiu? Ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Kushtet atmosferike të qëndrueshme do të vijojnë të jenë prezentë mbi vendin tonë. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 6m/s ndërsa hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 8m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore1 deri 16°C

në zonat e ulëta 2 deri 23°C

në zonat bregdetare 9 deri 23°C

Advertisement