Kronike
Masakra e Dobraçit/ Qytetarët protestojnë dhe ndezin qirinj para Ministrisë së Brendshme
Dhejtra qytetarë dhe aktivistë kanë protestuar mbrëmjen e kësaj të mërkure para godinës së Ministrisë së Brendshme, në lidhje me masakrën me 4 të vrarë të regjistruar pasditen e 30 Tetorit në afërsi të Dobraçit në Shkodër.
Shënjestër e atentatit mafioz ishin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, teksa dy viktimat e tjera Bashkim dhe Flutura Basha ndodheshin në momentin dhe vëndin e gabuar.
Qytetarët kanë protestuar me pankarta në dorë, ku i kujtojnë kryeministri Edi Rama deklaratën e disa viteve më pare për vrasjet në botën e krimit: “Hëngshin kokat e njëri-tjetrit”, ndërkohë që realiteti ka treguar se në atentate mafioze janl vrarë dhe njerëz të pafajshëm.
Qytetarë ndezën dhe qirin në hyrje të ministrisë së Brendshme në kujtim të viktimave të Dobraçit, teksa kërkuan drejtësi për vrasjen e tyre.
Gjithashtu, protestuesit ngjitën në murin e Ministrisë së Brendshme një hartë të Shqipërisë, të njollosur me gjak.