Politike
‘Kanë gjetur një mënyrë të butë për t’u futur në zgjedhje’
Opozita u rikthye këtë të enjte në Kuvend, pas vendimit të Gjykatës Administrative për të pezulluar dënimet e Etikës për përjashtimin e deputetëve nga seancat për disa javë.
Rakipllari tha se opozita nuk ka alternativë tjetër, ose do të shkojë në zgjedhje ose do të jetë në mosbindje civile, e mesa duket ka zgjedhur që të futet në sistem për të shkuar në zgjedhjet e 2025.
Vendimi i Administratives ishte një arsye më shumë për t’i kthyer në sistem, por fakti që ka marrë një vendim që nuk rrëzon në themel ato dënimet e Kuvendit, por ato arbitrare, dhe rikthimi në Kuvend nga kjo pikëpamje është pjesë e gjithë kësaj logjike, që do të shkojë në zgjedhje. Nuk mund të hyjë në zgjedhje duke qenë në mosbindje civile. Mendoj se ka lidhje edhe me zgjedhjet e SHBA. Tashmë kemi narrativë tjetër që në Shtëpinë e Bardhë kemi një frymë të re”, u shpreh Rakipllari.