Kosova
ZBULOHET GENJESHTRA/ Vuçiç nuk ka patur asnjë telefonatë nga Donald Trump
Dragan Shormaz, një ish-aleat i presidentit serb Aleksandar Vuçic tha se ky i fundit ka gënjyer të gjithë për bisedën që tha se bëri në telefon me presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump.
Në një faqe në platformen X, që është me emër të Trump janë publikuar fotografitë dhe emrat e liderëve botërorë me të cilët presidenti amerikan në ardhje ka folur me ta, por në mesin e tyre, askund nuk figuron fotografia e as emri i Vuçiqit.
Presidenti i Serbisë tha të dielën vonë se ka biseduar në telefon me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Sipas tij, “Biseda ishte e shkëlqyer, me përmbajtje, dhe deri e përzemërt”.
Vucic tha se ndihet “mirënjohës” ndaj Trump që ai “dinte shumë gjëra për Serbinë”.
“Shpreha shpresën time që Trump do ta vizitojë Serbinë, pasi Serbia ishte vendi ku mbështetja për zgjedhjen e presidentit Trump ishte më e madhja në gjithë Evropën”, tha Vucic dhe theksoi se presidenti I ri amerikan e falënderoi për “mbështetjen e madhe” që ka marrë nga “qytetarët e Serbisë, nga populli serb, dhe besoj se në periudhën e ardhshme do të kemi mundësi të flasim për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona, në të gjitha fushat”.