Connect with us

Kosova

Trump do të jetë i prerë, s’do tolerojë të stërgjatet procesi nga Kosova dhe Serbia

Teksa Amerika ka zgjedhur Donald Trump për president, qasja që administrata e tij do të ketë ndaj procesit të dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian ka sjell mjegulli.

Për këtë, dhe cështje të tjera ka folur ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Ai tha se nga administrata e vjetër e Trump nuk ka dëgjuar që të ketë kërkuar shkëmbim të territoreve me Serbinë, vetëm nëse dikush nga Kosova e ka propozuar.

Sipas tij, administrata e ardhshme amerikane, do të jetë më e prerë në implementimin e marrëveshjes me Serbinë dhe se presidenti I sapozgjedhur amerikan nuk do të tolerojë që procesi të stërgjatet nga palët.

“Mendoj që administrata Trump do të jetë më efikase dhe më e prerë në arritjen dhe implementimin e marrëveshjes me Serbinë. Në përgjithësi diskursi i republikanëve është shumë konkret dhe i kuptueshëm, në stilin… ne iu përkrahim, nëse ju e përkrahni veten.. nëse ju nuk jeni të interesuar për paqe dhe stabilitet, atëherë pse ne do duhet të jemi më të interesuar sesa ju…! Prandaj duhet të llogarisim në logjikën që procesi që po stërgjatet nga të dy palët nuk do të tolerohet nga Trump” –  deklaroi ish kryeministri

Mustafa ka thënë se Kosova ka interes që të ketë relacione të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por, sipas tij Qeveria e Kosovës po e shpërfill SHBA-në, ndërsa Serbia po sillet ndryshe, edhe pse u bombardua nga NATO.

“S’duhet të lexojmë histori e te kuptojmë se Amerika nuk duron shpërfillje, sidomos nga ata që ajo i ka ndihmuar”, ka theksuar Isa Mustafa

Advertisement