Aktualitet
EMRI/ Arrestohet vëllai i ish-deputetit të PS-së, i shpallur në kërkim për…
Policia arrestoi Flamur Rrajën, vëllain e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.
Flamur Rraja ishte në kërkim policor, ndërsa dyshohet se ka dhunuar Kujtim Cacën dhe pjesëtarë të familjes së tij
Shkak i përplasjes ishte një konflikt për pronat.
Emri i Flamur Rraja është përmendur edhe në ngjarjen e dhunshme të 6 korrikut 2023, ku së bashku me anëtarë të tjerë të fisit Rraja ka ushtruar dhunë fizike ndaj anëtarëve të fisit Maja.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, u shfaq dhuna barbare e ushtruar nga Flamur Rraja, që kishte thirrur në ndihmë edhe vëllanë e tij, Xhelal Rraja.
Dhuna barbare ndaj vëllezërve Maja solli reagime të forta, ndërsa pas saj Rrahman Rraja dorëzoi mandatin e deputetit.