Pinknews
Shpërthen aktorja shqiptare: Banale kjo që bëjnë vajzat e sotme, shohin sa para ka një mashkull
Aktorja Egla Ceno ndau mendimin e saj gjatë një diskutimi në emisionin “Goca & Gra” në Top Channel, mbi një fenomen ditët e sotme, ku disa vajza nuk punojnë, por zgjedhin një mashkull për të mbuluar shpenzimet e tyre.
Aktorja tha se “vajzat janë duke bërë diçka banale me ekonominë e një mashkulli.”
“Mjerë ajo gocë që shikon çfarë pozicioni, parash ka mashkulli. Mjerë, pasi jeta e saj nuk do jetë shumë e lumtur.
Martesa në thelb ka lindur si mënyrë shpëtimi i ekonomisë së mbretërive më parë.
Sot, vajzat janë duke bërë diçka shumë banale me ekonominë e mashkullit. Janë duke shkuar në restorante luksoze. Janë në kërkim të një biznesi”, tha Egla Ceno.