Aktualitet
U hodh nga kati i katërt, balerini Eno Birko e kalon rrezikun për jetën
Balerini i njohur, Eno Birko e ka kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar, teksa pas mesnatës së kaluar, ai tentoi vetëvrasjen.
Burime pranë spitalit të Traumës bëjnë me dije se 50-vjeçari e ka kaluar rrezikun për jetën, teksa ka marrë lëndime dhe fraktura të shumta në gjymtyrë dhe në trup.
Në gjendje të rënduar psikologjike, balerini Eno Birko tentoi t’i jepte fund jetës, teksa rreth orës 01:00 u hodh nga kati i katërt i pallatit ku banonte në rrugën “Margarita Tutulani” në kryeqytet.
Balerini ka folur disa herë publikisht lidhur me varësinë e tij ndaj alkoolit dhe luftën me depresionin, arsye të cilat e bën që për një periudhë të gjatë të shkëputej edhe nga skena e Teatrit të Operas dhe Baletit.