Connect with us

Kronike

EMRAT/ Aksident i trefishtë te rrethrrotullimi i Saukut, plagoset një mjek dhe një 32-vjeçare

Një aksident i trefishtë ka ndodhur te rrethrrotullimi i Saukut, në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur mjeku Vanion Cinari, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve, ndërsa po ashtu e plagosur ka mbetur edhe një 32-vjeçare Alba Shehaj, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga aksidenti është shkaktuar kaos në rrugë, ndërsa ekspertët ndodhen në vendin ngjarjes dhe po mbledhin provat si dhe po punohet për lirimin e trafikut.
Advertisement