Connect with us

Politike

Zgjedhjet e Majit/ 97 kërkesa nga Italia, KQZ ‘ndez dritën e gjelbër’ për diasporën shqiptare

Sot nisi procesi i regjistrimit të diasporës shqiptare që do të votojnë në zgjedhjet parlamentare më 11 maj. Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat tha se deri më tani jani paraqitur rreth 400 kërkesa nga emigrantët, ku në krye të listës është Italia me 97, e cila pasohet nga Gjermania me 81. Në Platformën Elektronike të Regjistrimit janë regjistruar emigrantë nga 28 vende në botë, ndërsa afati i fundit është deri më 4 mars.

“Faqen e internetit të KQZ mund ta aksesojnë nga çdo pajisje. Çdo votues nga jashtë shkon tek faqja e KQZ dhe është rubrika votues nga jashtë, në aplikacionin “PER”. Votuesi nga jashtë mund të realizojë procesin e aplikimit, aty ka një buton ndihmë që i jep mundësi votuesit edhe duke pyetur direkt, apo të telefonojë një operator të KQZ, të komunikojë nëpërmjet Whatsapp apo të dërgojë email, KQZ. Nga dje deri sot janë 397 kërkesa të paraqitura, 97 nga Italia, 81 nga Gjermania, 51 nga Britania, 23 nga SHBA, 18 nga Suedia, 14 kërkesa nga Franca, 11 kërkesa nga Austria, 9 nga Holanda, 8 nga Zvicra, 5 nga Spanja, 3 nga Malta, 2 nga Australia, 36 nga Greqia, 10 nga Kanadaja, 6 nga Belgjika, 5 nga Finlanda, 4 nga Norvegjia, 2 nga Rumania, 2 nga Danimarka, 2 nga Irlanda, 1 nga Luksemburgu, 1 nga Hungaria, 1 nga Zambia, 1 nga Rusia, 1 nga Sllovakia, 1 nga Katari, 1 nga Qipro, 1 nga Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha ai.

Advertisement